Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

NOTAT/ Vlerësimet dhe zhgënjimet e ndeshjes me Ukrainën

Lapsi.al 3 June 2018
NOTAT/ Vlerësimet dhe zhgënjimet e ndeshjes me Ukrainën

Kombëtarja bëri një tjetër ndeshje të tmerrshme për t’u parë, pa formë, pa përmbajtje dhe pa forcë. Panucci nuk e ka në dorë një skuadër.

90 minuta të tjera për t’u harruar, ndërsa askush nuk beson se ekziston më kjo skuadër. Kosova nuk ishte një rastësi, por një kambanë alarmi, që kombëtarja është në një ditë shumë të keqe.

Skuadra që arriti të mbante vendin e tretë në eliminatoret e fundit u zhduk si me magji dhe 3 muaj më vonë kemi një skuadër që nuk do arrin asnjë vend në Kupat e Evropës, nëse do të ishte në Superiore.

Mbrojtja fut ujë nga të gjithë krahët me Mavrajn e Gjimshitin që për asnjë moment nuk u koordinuan. Në të majtë nuk ka mbrojtës dhe Veselin plotëson vetëm numrin. Hysaj lufton i vetëm, por nuk ka as pika mbështetje dhe as kontakti. Mesfusha jo vetëm që nuk krijon, por nuk arrin as të mbulojë.

Për sulmin është e tepërt të flasim. Panucci nuk e ka luksin të lërë jashtë kësaj skuadre Agollin, Bashën, Grezdën, Xhakën dhe Memushajn.

NOTAT

Berisha 6 - Bën të pamundurën edhe pse përpara tij askush nuk e ndihmon.

Hysaj 5 - I kudo ndodhur por pa mbështetje. I fortë në dyluftime dhe në ndihmë të skuadrës.

Gjimshiti 4.5 - Shumë pak siguri dhe për më tepër nuk arrin të koordinohet me tjerët.

Mavraj 4 - ka një mungesë të theksuar organizimi dhe koordinimi. Kundërshtari ishte një hap përpara.

Veseli 4 - Trajneri provoi, por ashtu si dhe të tjerët dhe Veseli nuk e bën dot atë pozicion. Në shumë raste mbyllej drejt qendrës.

Lilaj 5 - I vetmi që vinte era futboll. U mundua të vendosë rregull në mesfushë, por më shumë se të ndërtonte ju desh të mbronte.

Ramadani 4 - Shumë pak dyluftime dhe pak shtysë. Ndihet si i mpirë në fushë.

Ndoji 4.5 - Edhe ndryshimi i pozicionit nuk i dha ndonjë avantazh mesfushorit shtatlartë

Roshi 4.5 - Tentoi disa inkursione sporadike, por në asnjë rast nuk kishte mbështetje dhe pika kontakto për vazhdimësi.

Lenjani 4 - I humbi fanella në pjesën më të madhe të lojës, pasi pothuaj nuk u përfshi në veprime me skuadrën.

Manaj 4.5 - Shumë i vetmuar për të bërë sulmin, ndaj një mbrojtje të qartë.

Qaka 4, Memolla 4, Balaj 4, Cikalleshi 4, Ajeti 4

Panucci 4 - Nuk e ka skuadrën nën kontroll dhe për më shumë nuk ka as edhe një ide se ai mund të luajë me këta futbollistë që ka në dispozicion./top channel/

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI