Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Ish-mbrojtësi i Kombëtares: Skuadra është shpartalluar, Panucci nuk jep siguri

Lapsi.al 3 June 2018
Ish-mbrojtësi i Kombëtares: Skuadra është shpartalluar,

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Ervin Fakaj mendon se Panucci nuk është njeriu i duhur për Shqipërinë, pas humbjes 4-1 nga Ukraina, e dyta me radhë pak ditë pas disfatës 3-0 me Kosovën. I ftuar në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport, Fakaj tregon se skuadra po humbet identitetin dhe situata është problematike.

“Nuk është se mua më shqetësojnë humbjet, por fakti se po humbasim identitetin dhe entuziazmin e krijuar. Mënyra se si po filozofohet loja është e gabuar. Ekipi është i çmobilizuar. Ajo që ndërtuam me shumë mund, po prishet. Skuadra po shpartallohet. Është situatë problematike”, - tha ai.

“E rëndësishme është që të kthejmë dinjitetin. Nuk kemi bërë lojë atraktive, nuk i kemi cilësitë. Ndonjëherë e sheh dhe me syrin e tifozëve dhe do futboll të bukur, por si kemi ato kualitete. Ne nuk duhet të testojmë. Duhet të bëhemi gati në shtator dhe të luajmë gjithmonë me më të mirët”, - shtoi Fakaj.

Nuk e kemi luksin të testojmë 10 lojtarë të rinj. Ai lojtari i ri që vjen duhet të jetë më i mirë se ai që është. Vetëm kemi humbur në çdo lloj drejtimi. Gjithë lojtarët nuk e kanë më besimin. Do vinë me mentalitet tjetër. Nuk do vijnë më me besimin që kishin më përpara.

A duhet të vazhdojë Panucci? Unë se kam besim që Panucci e ka aftësinë për të na rikthyer dinjitozë. Kishim 4 mbrojtës të së njëjtës cilësi. Në një ndeshje më parë luajti me 3 sulmues me të njëjtat cilësi. Nuk e kam parë në kaq vite që dikush ta bënte ketë gjë”, - theksoi mes tjerash Ervin Fakaj në Super Sport.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI