Flash

E konfrimuar, Turjan Hyska largohet nga Vizion Plus pas 14-vitesh

Lapsi.al 2 June 2018
E konfrimuar, Turjan Hyska largohet nga Vizion Plus pas 14-vitesh

Edhe pse një vendim i vështirë, por i pakthyeshëm siç zgjedh ta përcaktojë vet ai, moderatori i njohur shqiptar ka vendosur që të largohet nga ekrani ku u rrit profesionalisht, por jo vetëm.

Pas 14 vitesh angazhim në Vizion Plus, terreni ku ai ndërtoi disa programe të suksesshme, ku u përball me gjithçka ekrani sjell në jetën e një prezantuesi, Turjan Hyska ka vendosur që të "divorcohet" me këtë ekran, për ta parë shumë shpejt në një sezon të ri televiz, në një tjetër ekran shumë të njohur në vend, pikërisht Tv Klan. Çdo dyshim i mundshëm mbi këtë histori, është shuar sot, pikërisht sepse foli vet protagonisti në fjalë. Përmes një letre lamtumire të bërë publike, Turi ka bërë çdo sqarim të mundshëm dhe çdo angazhim të ri të pritshëm për të në ekranin e Tv Klan.

Më shumë ai shkruan: "Pas 14 vitesh dhe më shumë se 13 programe të realizuara, sezoni i ri televiziv nuk do të më gjejë më në Vizion Plus! Një vendim i vështirë, por i pakthyeshëm, i ardhur natyrshëm pas një eksperience që mund ta quaj fantastike në tërësinë e saj! Në Shqipëri thonë që është pothuajse e pamundur të shkëputesh pa mëri apo inate! Epo ky është një ndër ato rastet që ndodh! Së pari, dua të falenderoj Genc Dulakun, i cili më dha mundësinë të provoj çdo rol në atë kompani, nga drejtues programesh me fëmijë deri tek të qënurit drejtor ekzekutiv në Vizion Plus.

Unë u rrita në familjen “Vizion Plus” duke punuar, duke gabuar, mësuar, dështuar apo duke shijuar suksese! Duke marrë vet vendime të drejta apo të gabuara. Dhe kjo është fantastike!

Termi "familje" shpesh duket klishe, por nuk gjej fjalë tjetër për grupin e Vizionit, pasi të qënurit familje ka qënë forca më e madhe e atij institucioni dhe uroj me shpirt mos ta humbasë kurrë këtë tipar dallues!

Dua të falenderoj pa përjashtim të gjithë njerëzit (edhe ata që s'më duan hiç) me të cilët u rrita në atë kompani, sepse të gjithë kanë punuar dhe ndihmuar për të ndërtuar "Turin e Vizionit". Kam marrë shumë nga të gjithë dhe uroj që t'i kem dhënë po aq shumë!

Rrjedhimisht mbas më shumë se 8 vitesh më duhet të largohem edhe nga Tring! Një kompani që nisi me një grusht njerëzish ëndërrimtarë, të “çmendur”, që nuk dëgjuan për asnjë sekondë ata që u thoshin se ajo kompani nuk kishte të ardhme! Tring, është rasti tipik ku pasioni, dëshira dhe puna 24/7 sjell sukses dhe unë jam krenar që kam vendosur tullën time modeste në atë sipërmarrje tashmë të konsoliduar, e cila vetëm zgjerohet në tregun televiziv! Të gjithë stafin e kam xhan dhe ata e dinë.

Në fund dua të them dy fjalë për një zonjë që më ka mësuar shumë! I dha formë energjisë, dëshirës sime shpesh kaotike për të drejtuar! Me urtësi dhe kujdes më ndihmoi të kuptoj sesi një drejtues i zoti, nëpërmjet shembullit personal dhe besimit, mund t'i nxjerrë më të mirën stafit që e rrethon! Mund të flisja më gjatë, por e di që nuk i pëlqen t'i bëjnë komplimenta ndaj po e lë me kaq! Thnx Rida

Embëlsira për në fund!

Publik i dashur që më keni parë çerr në ekran dhe tashmë plot 33 vjeç, kam vetëm një mesazh: "Taksirat do më duroni dhe ca! Do bëni, çdo bëni, kemi netë të gjata përpara!"

Mos harroni, fantazia është pasuria më e madhe që kemi.

Ju dua,

Turjan Hysko"!

Të këshilluara

“One Kiss” e Dua Lipës rekord në Britani

Si asnjë artiste tjetër më herët, Dua ka arritur që për të shtatën javë të qëndrojë në krye të top listës britanike. Për më shumë ajo me projektin e saj me C...

12:38

Josh Brolin baba në moshën 50-vjeçare

Josh Brolin ka edhe një arsye më tepër për të qenë i lumtur. Aktori Hollywood-ian po pret të bëhet sërish baba në moshën 50-vjeçare në saj të martesës me Kathry...

20:39

ISIS në shënjestër Prince George

Princi George ka qenë shënjestër e një terroristi dhe njeriu që inkurajoi ISIS-in për të kryer një komplot në shkollën e djalit, e ka pranuar këtë gjë. 32-vjeça...

20:00

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI