Flash

Spitali Amerikan, gjithmonë e më shumë, një zgjedhje e pacientëve të huaj

Lapsi.al 1 June 2018
Spitali Amerikan, gjithmonë e më shumë, një zgjedhje e

Raporti cilësi-çmim dhe shërbimet inovative që ofron kanë bërë që gjithmonë e më shumë, pacientë të huaj të zgjedhin Spitalin Amerikan. E fundit është shtetasja maqedonase Ljupka Avramovikj, e cila iu nënshtrua një operacioni në stomak të quajtur "sleeves". Kjo ndërhyrje ndihmon në humbjen e peshës, duke zvogëluar stomakun dhe rrjedhimisht aftësinë dhe kapacitetin e tij për të mbajtur ushqimin. Operacioni u realizua me sukses përmes teknikës laparoskopike, nga kirurgu i mirënjohur italian, Prof. Dr. Antonio Catona, në Spitalin Amerikan 3.

"Problemi nuk është vetëm estetik, sepse obeziteti jep edhe probleme kardiake, pulmonare, të artikulacioneve, të diabetit, pra është një sëmundje gjenerale. Operacioni konsiston në faktin e shndërrimit të stomakut në një "mëngë" apo "sleeves" siç quhet në anglisht. Stomaku mban rreth 2l përmbajtje likidesh, e cila pas operacionit reduktohet në 150ml. Ky operacion suportohet shumë mirë nga ana e pacientit, i cili më pas mund të konsumojë të gjitha llojet e ushqimeve, por në sasi më të vogla", sqaroi Prof. Dr. Antonio Catona, kirurgu i përgjithshëm, i pari në botë që ka realizuar me laparoskopi këtë lloj ndërhyrje.

Gërshetimi i eksperiencës mjekësore me teknologjinë inovative ka bërë që emri i Spitalit Amerikan të kalojë kufijtë shqipfolës, dhe qindra pacientë të huaj të konsiderojnë Spitalin Amerikan, si destinacionin mjekësor që u jep zgjidhje të suksesshme të gjitha patologjive; nga ato më të thjeshta deri edhe kirurgjitë më të komplikuara.

"Kisha dëgjuar fjalë të mira për Spitalin Amerikan dhe kirurgun e shkëlqyer Prof. Dr. Antonio Catona që këtë lloj ndërhyrje e kryejnë me laparoskopi përmes tubash dhe jo me kirurgji klasike, ndaj dhe vendosa. Referencat në këtë rast ishin të drejta", u shpreh 30-vjeçarja.

E ardhur për një kontroll post operativ ajo rrëfeu se koha e shkurtër e hospitalizimit që mundëson teknika mini-invazive laparoskopike, i dha shansin të kthehej shpejt në përditshmëri. Ndërsa vlerësoi dhe falënderoi kirurgun, pacientja nënvizoi edhe punën e palodhur të stafit mjekësor të Spitalit Amerikan.

"Qëndrova rreth 5 ditë në Spitalin Amerikan dhe shpreh vlerësimet më të mira për të gjitha kushtet dhe në veçanti dua të falënderoj Prof. Dr. Antonio Catona-n dhe stafin infermieror të cilët ishin të gatshëm në çdo moment", theksoi Ljupka Avramovikj.

Vlen të theksohet se te pacientët me diabet është vërejtur se pas kësaj ndërhyrje kjo patologji është zhdukur në 90% të rasteve. Gjithashtu përmirëson frymëmarrjen, duke hapur ato fusha pulmonare të cilat më parë ishin të mbyllura.

Në harkun kohor të një viti, në Spitalin Amerikan janë kryer me sukses të plotë pa asnjë komplikacion rreth 20 operacione të tilla.

Për më shumë informacion ose vizitë me kirurgun e përgjithshëm Prof. Dr. Antonio Catona kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Burimi: www.spitaliamerikan.com

Të këshilluara

Pse falet një partner që tradhëton

Në teori shumica thotë që nuk do i falnin, por në realitet disa kanë disa arsye pse kthehen sërish së bashku. 1. E dashurojnë ende Rrëfime të ndryshme kanë ...

14:54

Ushtrimet më të mira për të humbur peshë

Ne të gjithë e dimë se ushtrimi i rregullt është një mënyrë për të humbur peshë. Megjithatë, zgjedhja më e mirë e ushtrimit për humbje peshe është e debatueshme...

16:57

Iphone 9 tregon performancën e parë

Sipas thashethemeve që qarkullojnë në protalet teknologjike më të njohura botërore, iPhone 9 do të jetë një mrekulli e vërtetë. Prezantimi i telefonit pritet të...

19:45

Filmat më të mirë me mesazh për jetën

Filmat e mirë na lëvizin, na ndriçojnë dhe na lënë me një vorbull emocionesh. Ka edhe filma që kanë aq shumë impakt te ne, sa mund të konsiderohen si filma që n...

18:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI