Flash

Pas SHBA dhe BE, Rusia kërkon dëshmi nga Zuckerberg për të dhënat personale

Lapsi.al 1 June 2018
Pas SHBA dhe BE, Rusia kërkon dëshmi nga Zuckerberg për të

Ligjvënësit në Rusi duan që Mark Zuckerberg të dëshmojë para tyre gjithashtu. Moscow Times raporton se gjatë sesionit të së mërkurës të dhomës së lartë të Parlamentit rus, një senator propozoi thirrjen e Zuckerbergut. Në përgjigje, kryetarja Valentina Matviyenko tha se ajo do të “lëshonte një urdhër” dhe se ata do të “organizonin ardhjen e tij”.

Zuckerberg dëshmoi para Parlamentit Evropian dy javë më parë, dhe para dy komiteteve të ndara të Kongresit në SHBA muajin e kaluar. Ligjvënësit amerikanë në mënyrë të përsëritur nxorrën spektrin e ndikimit rus në zgjedhjet e vitit 2016 përmes Facebook dhe mediave të tjera sociale.

Senatorët rusë duan që Zuckerberg të dëshmojë për tema të tilla si siguria e informacionit, privatësia dhe “shpërndarja e përmbajtjeve të dëmshme”.

Kur një senator kundërshtoi vizitën me arsyetimin se Zuckerberg ishte një “rusofob”, kryetari Mativyenko u përgjigj: “Pse nuk duhet të hyjë Këshilli i Federatës në dialog dhe ta pyesë atë për deklaratat e tij rusofobike?” 

Vitin e kaluar, Facebook ka pranuar një shkallë të ndikimit rus mbi diskutimet politike, duke u dhënë Kongresit shembuj të reklamave politike të targetuara nga SHBA, të blera nga grupet ruse, dhe pezullimin e faqeve dhe llogarive të lidhura me një agjensi ruse të keqinformimit, njofton PCW.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI