Flash

John Cena, në krah të Jackie Chan për rolin e ri

Lapsi.al 1 June 2018
John Cena, në krah të Jackie Chan për rolin e ri

Mundësi i WWE i cili u shndërrua në aktor, John Cena, do të zëvendësojë Sylvester Stallone-n në një film të ri aksion të quajtur Ex-Baghdad, ku do të luajë në krah të Jackie Chan.

Ky film do të ishte hera e parë e Jackie Chan dhe e Sylvester Stallone së bashku në ekranin e madh, por ja që Stallone iku dhe Cena erdhi në vend të tij.Para disa kohësh ideja e zëvendësimit të Stallone-s me Cena-n dukej si çmenduri, por në këtë pikë, 16 herë fituesi i WWE është bërë komod me Hollywood-in dhe goxha i kërkuar.

Tashmë 41 vjeç, Cena mund të jetë i pari që pranon se koha e tij si një mundës aktiv po vjen duke u venitur, por e kundërta po ndodh me perspektivat e tij në botën e aktrimitCena në Hollywood si fillim bëri bujë me një rol të vogël në 2015-ën në komedinë e Amy Schumer “Trainwreck”. Pak pas kësaj performance, Cena u shfaq në komedinë e Will Ferrell dhe Mark Wahlberg “Daddy's Home”, si dhe në komedinë e Tina Fey dhe Amy Poehler “Sisters”.Në 2017-ën, Cena mori një rol më serioz le të themi, në filmin dramatik të luftës “The Wall”. Ai shfaqet gjithashtu në ”Daddy's Home 2”, si dhe bën zerin e demit që është personazh kryesor në filmin e animuar “Ferdinand”.

Këtë vit, mundësi ka patur rol kryesor në komedinë “Blockers” dhe pritet të luajë një rol të rëndësishëm në filmin e lidhur me Transformers “Bumblebee.

Të këshilluara

Ermal Meta nderohet me çelësin e qytetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim të veçantë fituesin e Sanremos, këngëtarin shqiptar Ermal Meta, i cili së bashku me disa nga...

15:52

Angelina Jolie, sërish në Maleficient 2

Angelina Jolie ndodhet në Angli, në xhirimet për serinë e dytë të filmit “Maleficent” ditë pasi u lajmërua se pa u zgjidhur problemet e kujdestarisë së fëmjëve ...

13:02

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI