Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Italia zgjidh krizën/ Sot betohet Giuseppe Conte në krye të qeverisë populiste

Lapsi.al 1 June 2018
Italia zgjidh krizën/ Sot betohet Giuseppe Conte në krye të

Lëvizja populiste e Italisë, Pesë Yje dhe Liga, u përgatitën të sprapsin në pushtet në një ndryshim spektakolar, që i jep fund tri muaj bllokimi dhe hap rrugën për një periudhe ‘konflikti’ me Europën.

Giuseppe Conte, 53 vjeç, një profesor i ligjit, pa përvojë politike, do të betohet si kryeministër së bashku me kabinetin e tij në orën 4 sot, para presidentit Sergio Mattarella.

Qeveria u formua pas disa javësh përpjekje, gjatë së cilës Luigi Di Maio i Pesë Yje dhe Matteo Salvini i Ligës, arritën të bashkojnë programet e tyre populiste vetëm për të vendosur një qeveri në minutën e fundit, pasi presidenti vuri veton ndaj tyre, për shkak të një ministri euroskeptik të financave. Me tregjet globale në rënie të lirë në perspektivën e një rizgjimi të mundshëm të krizës së euros, udhëheqësit populistë dolën fitimtarë, pasi kabineti i tyre i rishikuar, u pranua vonë të enjten.

Di Maio dhe Salvini do të shërbejnë si zëvendëskryeministër, me ekonomistin Giovanni Tria, 69 vjeç, si ministër i financave. Ekonomisti euroskeptik Paolo Savona, 81 vjeç, i cili u refuzua si ministër i financave të dielën, do të jetë përgjegjës për çështjet evropiane, sipas një liste kabineti që Conte u lexoi gazetarëve, shkruan Bloomberg. Savona i ka kërkuar vazhdimisht Italisë të përgatisë një plan për rënien e monedhës së përbashkët.

Tregjet, tashmë të kujdesshme ndaj programit populist, u frikësuan këtë javë në perspektivën e një administrate që do të sfidojë Evropën. Koalicioni populist ka një program që premton një zbavitje të shpenzimeve dhe ulje të taksave, të ardhura të garantuara për të varfërit, duke hequr një reformë pensionesh që ngriti moshën e daljes në pension dhe duke sfiduar rregullat e Bashkimit Evropian.

Të këshilluara

Lubonja tregon se përse e fajëson Xhafën

Analisti Fatos Lubonja shprehet se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk duhet ta kishte lejuar largimin e vëllait të tij në Itali për të vuajtur atje dënimin...

23:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI