Flash

Ermal Meta në Tiranë: Më vjen turp nga Italia, jam zënë për pikët që i dhanë Eugentit

Lapsi.al 1 June 2018
Ermal Meta në Tiranë: Më vjen turp nga Italia, jam zënë

Kantautori shqiptar Ermal Meta ka zbuluar sot në një konferencë për shtyp sekrete nga jeta e tij personale e ashtu profesionale. Nga punët e para që ka bërë kur ka emigruar në Itali e deri te pjesëmarrja në “Eurovizion”.

I pyetur nga fëmijët e pranishëm në konferencë se çfarë punësh ka bërë para se bëhej i famshëm, ai përgjigjet: “Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm. Si gjithë shqiptarët në Itali, kam bërë punë të ndryshme. Kur isha 14 vjeç shisja gazeta te semafori, e nuk i shtypnin mirë e nuk kushtonin shumë. Nuk e kisha kuptuar dhe kur prekja fytyrën bëhesha sterr i zi. Mamaja ime kur kthehesha në shtëpi më pyeste: Ku ke qenë? I thoJa, në punë. Nuk është e vërtetë, thoshte, je sterr i zi. Shes gazeta. Si është e mundur, të janë bërë dhe duart sterrë, thoshte. Pastaj filloi të më besonte pak nga pak. Kam bërë shumë punë, kamarier, barist, kam ngritur shumë pjata, kam bërë shumë stërvitje”.

“Por duart ishin atje se mendja ishte gjithmonë në vend tjetër. Çfarëdo eksperience unë e derdhja në muzikë. Çdo njeri që takoja për mua ishte një histori. Çdo njeri ka historinë e vet, e ka brenda, mund t’ia lexosh pak në sy por nuk arrin ta kuptosh. Dhe unë kur nuk e kuptoja, e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Kështu fillova të shkruaj këngë. E ndjeja atë urgjencën e kreativitetit. Në fillim luaja në piano, kitarën nuk e llogarisja fare”, shtoi Ermali.

Pyetjet dhe përgjigjet gjatë bashkëbisedimit:

Ke shkruar këngën “Vietato Morire” kushtuar babait, çfarë mund të thoni?

Arti, muzika në veçanti është shumë arrogant, nuk kërkon leje. E kështu vjen kënga. Çdo herë që kam shkruar një këngë nuk kam marrë parasysh publikun, por vetëm se i bëj për vete.

Neve na ke munguar, po ne juve, Shqipëria?

Shqipëria më mungon çdo ditë, nga ana e gjuhës, zakoneve, ndjenjave, dje kur erdha me dukej vetja si i dehur. Faksti qe dëgjoja gjuhën time më dukej diçka e vërtetë. E mesa e kuptoni e kam humbur pak praktikën e gjuhës, por jo të zemrës.

Çfarë mesazhi jep kënga që fitove “Sanremo” dhe more pjesë në Eurovizion “Non avete fatto niente”?

Nuk ndalon luftën, por sensibilizon. Gjithë njerëzit nuk mendojnë se jeta e tyre do të mbarojë një ditë. Edhe më të këqijt sikur të kishin menduar se jeta e tyre nuk është e pafundme, do ishin sjellë ndryshe. Jeta kërkon gjithmonë jetën, nuk kërkon gjë tjetër.

Ke menduar të bësh një projekt muzikor me një këngëtar shqiptar?

Tani për tani jo, por do më pëlqente.

Keni qenë 3 shqiptarë në “Eurovizion”? Çfarë eksperience ishte?

Po ishim tre shqiptarë. Eugenti ka zë të mahnitshëm, këndoi më mirë nga ne të tre. Më edhi shumë turp që Italia nuk i dha pikë. Kam bërë sherr madje me një të jurisë.

A je krenarë që je shqiptar?

Është pyetje me përgjigje shumë të thjeshtë: Jam shumë krenarë që jam shqiptarë, madje do shtoja se një fëmijë nuk e zgjedh dot ku lind, por nëse do të lindja prapë, do zgjidhja të lindja këtu.

Nëse do bëje këngë për Shqipërinë, çfarë titulli do i vije?

“Dolce terra mia”

Do provonit të këndonit anglisht, të hynit në tregun anglez?

Nuk e di, nuk është gjuha ime. Shqip po, anglishten ka shkruar disa gjëra, e flas edhe mjaft mirë. Por të këndosh është diçka tjetër. Unë kur shkova në Itali, mendoja se e dija italishten por në fakt nuk dija asgjë dhe e mësova nga e para. Tregu anglez është i mbushur me shumë gjëra, nuk ka nëvojë për mua, e as unë për atë.

Cila është motoja e jetës dhe çelësi i suksesit? Po për Tiranën çfarë mendon?

Motaja është “këmbët në tokë e kokën në ajër, unë duhet të jem shumë i gjatë. Nuk jam, por e mendoj.

Para 3-vitësh kam qenë në Tiranë por për pak kohë dhe nuk e vizitova siç duhet. Në 92 kam qenë tamam. Tirana më pëlqen shumë. Kam qenë në rast të hidhur, edhe atëherë e shija me syrin e errësirës. Por kësaj here sikur i shpërlava sytë.

Të këshilluara

Angelina Jolie, sërish në Maleficient 2

Angelina Jolie ndodhet në Angli, në xhirimet për serinë e dytë të filmit “Maleficent” ditë pasi u lajmërua se pa u zgjidhur problemet e kujdestarisë së fëmjëve ...

13:02

Vin Diesel merr diplomën 50 vjeç

30 vite më parë, teksa Diesel ishte ende në Universitet, ai nuk e mori dot diplomën në Universitetin e Letërisë Angelze, me dëshirën për t’u bërë aktor. Duke...

18:20

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI