Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Intervista e Vuçiç në “Le Monde”: Unë nuk lyp në derën e BE si Edi Rama

Lapsi.al 31 May 2018
Intervista e Vuçiç në “Le Monde”: Unë nuk

Presidenti serb që ndodhet në Paris i ka dhënë të mërkurën një intervistë të përditshmes franceze Le Monde lidhur me Samitin e vendeve të Ballkanit perendimor me BE-në në Sofje, lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian dhe sidomos me deklaratat e presidentit macron se BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet. Pyetja ka qenë e qartë, nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020 pas këtij qëndrimi të Makronit.

Por përgjigjja e Vuçiçit ka qenë befasuese: “Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje” ka thënë ai (shiko faksimilen nga gazeta poshtë).

Më pas presidenti serb ka thënë se vendi i tij ka bërë progres ekonomik por ai e di gjithashtu seç duhet të rregullojë.

Por, ndërfutja e Edi Ramës në intervistën e tij ngre një pyetje: A mos vall Vuçiç do të thotë se ai është dinjitoz në raport me partnerët europinë dhe Edi Rama sillet si lypsar karshi tyre. Ai nuk e thellon më tej përgjigjen por edhe ne nuk mund ta interpetojmë më gjatë. Aq më tepër që është fjalë e një serbi

©Lapsi.al   

Të këshilluara

Lubonja tregon se përse e fajëson Xhafën

Analisti Fatos Lubonja shprehet se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk duhet ta kishte lejuar largimin e vëllait të tij në Itali për të vuajtur atje dënimin...

23:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI