Flash

Fotografia që vuri botën në lojë, skenari i ‘vrasjes’ së gazetarit rus në Ukrainë

Lapsi.al 31 May 2018
Fotografia që vuri botën në lojë, skenari i

I gjithë opinioni është tronditur, pasi Arkady Babchenko, gazetari anti-Kremlinit doli në një deklaratë për mediat unkrainase vetëm një ditë pasi u shpall i vdekur.

Babchenko në një konferencë në Kiev, tha se vdekja e tij ishte një inskenim nga vetë ai dhe policia e Ukrainës për të zbuluar agjentët e fshehtë rus. Vrasja e Arkady Babchenkos nuk ka ndodhur, edhe pse pas raporteve për vrasjen e gazetarit rus, më 29 maj, ka dalë një fotografi e trupit të tij të zhytur në gjak.

Fotografia ishte e rreme, me gjasë pjesë e një dredhie që zyrtarët ukrainas të sigurisë thanë se është bërë për të penguar një komplot për vrasjen e Babchenkos. Ndërsa nuk dihet kush e ka bërë fotografinë dhe kush e ka vënë në qarkullim. Nuk është madje e sigurt nëse vetë Babchenko është në foto.

Ajo u publikua për herë të parë në faqen e Facebook-ut të një ish-gazetari ukrainas, i cili tani thotë se punon për një organizatë konsultimesh në Uashington.

Fotografia u shpërnda shpejt në mesin e gazetarëve ukrainas dhe rusë, edhe pse pak media, nëse ndonjë, e kanë publikuar atë, për shkak të përmbajtjes së rëndë. Yevhen Lauer, gazetari që e publikoi fotografinë, i tha Radios Evropa e Lirë se e ka marrë atë nga një burim i zbatimit të ligjit, të cilin nuk pranoi ta identifikojë.

Lauer, i cili ka punuar për media të ndryshme në Ukrainë në të kaluarën, së voni është lidhur me kompaninë Trident Group në lagjen Arlington të Uashingtonit. Kompania thotë se është e specializuar në “zbatimin e ligjit, hetimet, mbledhjen dhe analizën e informacionit, parandalimin e konflikteve dhe zgjidhjen e konflikteve, kontrollin e rrezikut ndërkombëtar dhe operacionet speciale”.

Presidenti i kompanisë, Yuri Koshkin, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Lauer ka bërë punë për Tridentin, porse ai nuk di për përfshirjen e tij në operacionin e Shërbimit ukrainas të Sigurisë, për të parandaluar vrasjen e Babchenkos.

As Radio Evropa e Lirë nuk e ka publikuar fotografinë fillimisht, jo vetëm për përmbajtjen e rëndë, por edhe për shkak të shqetësimeve rreth burimit. Më 30 maj, pasi Babchenko doli në një konferencë për media dhe Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës shpalosi operacionin për të arrestuar komplotuesin e dyshuar, Lauer mohoi t’iu përgjigjet pyetjeve për përfshirjen e tij, duke u përgjigjur vetëm në tekst-mesazhe me figura të fytyrës së buzëqeshur.

Edhe pse autoritetet e Ukrainës thanë se operacioni ka pasur sukses edhe në parandalimin e vrasjes së Babchenkos, edhe në zbulimin e përfshirjes së agjencive të inteligjencës ruse, mashtrimi u dënua nga shumë avokatë të shtypit, të cilët thanë se shqetësohen për minimin e besueshmërisë në agjencitë e zbatimit të ligjit dhe në organizatat mediatike.

“E gjitha që duhet është një rast i tillë për të hedhur dyshime mbi të gjitha vrasjet e tjera politike”, tha Christophe Deloire nga organizata Reporterët pa Kufij.

Fotografia e falsifikuar është publikuar nga së paku një përdorues pro-rus i Tëitter-it, i cili tha se edhe fotografive të tjera nuk mund t’iu besohet, për shembull atyre që postojnë Helmetat e Bardha që i ndihmojnë civilët në Siri.

“Ukraina sapo zotëroi gjithë gazetarinë. Tani e tutje, mos iu besoni fotografive dhe artikujve emocionalë”, shkroi përdoruesi i Tëitter-it, i identifikuar si Antikaratel.

Duke folur për gazetarët, Babchenko, i cili është zhvendosur në Ukrainë pasi ka marrë kërcënime me vdekje në Rusi, nuk bëri komente të posaçme për fotografinë. Por, ai i kërkoi falje gruas së tij, për të cilën tha se nuk ka ditur për operacionin, dhe lavdëroi zyrtarët e Shërbimit ukrainas të Sigurisë për punën e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI