Flash

10 rregullat që zbaton si fëmijë princeshë Charlotte

Lapsi.al 31 May 2018
10 rregullat që zbaton si fëmijë princeshë Charlotte

Kur bëhet fjalë për protokoll në një familje mbretërore, përjashtim nuk bëjnë as fëmijët. Ka ca rregulla të cilat mesa duket duhet të zbatohen nga çdo pjestar, përfshirë edhe të vegjlit e pallatit mbretëror. Vajza e Kate dhe William ka 10 rregulla të cilat duhet t’i zbatojë me patjetër, edhe pse është vetëm 3 vjeç.

1. Fëmijët mbretërorë duhet të mësojnë patjetër shumë gjuhë të huaja. Është shumë e rëndësishme për një vogëlush me gjak blu të njohë gjuhë të tjera. Charlotte dhe George kanë filluar që tani të mësojnë spanjishten.

2.Princesha Charlotte nuk mund të ulet me të rriturit në darkat mbretërore!Fëmijët e familjes do t’u duhet të ulen në tavolinën e të vegjëlve, derisa ata të mësojnë ‘artin e një bashkëbisedimi të sjellshëm’.

3.Fustani me jakën e Piter Pan, është veshja e ditës! Sa herë që Charlotte është parë në publik, ajo ka patur të njëjtën formule veshje; një fustan me ngjyra të ndryshme me jakën e Piter Pan. Gjithashtu edhe i vëllai George gjithmonë mban veshur pantallona të shkurtra, dhe çorape.

4.Charlotte ka gjithmonë një fjongo në kokë. Nëse nënat ne na kanë mësuar se nuk je asnjëherë e veshur sa duhet, kur nuk ke një buzëqeshje në fytyrë, për princeshën është fjongo në flokë, që plotëson ‘outfit-in’ e ditës, që zakonisht kombinohet me ngjyrën e fustanit.

5.Këpucët Mary Jane (që janë këpucë të hapura me një, apo më shumë rripa) janë uniforma e vogëlushes së pallatit mbretëror. Janë të rehatshme? I pëlqejnë? Këtë nuk e dimë, ama ajo është e detyruar të veshë gjithmonë të njëjtin model këpucësh.

6.Familjarët gjithmonë kombinohen me njëri-tjetrin! Nuk dihet nëse ky është një rregull, apo jo. Por fakt është që në daljet publike, apo në evente të ndryshme, Kate, William, George dhe Charlotte janë gjithmonë të kombinuar me njëri-tjetrin.

7.Na fal Charlotte, por për ty nuk ka kurorë, deri sa të martohesh! Është e vëretë që kurora simbolizon një familje mbretërore, por mesa duket rregulli është që asnjë grua e pamartuar nuk duhet të mbajë kurorë, deri në momentin kur martohet. Kjo shpjegohet me faktin se kurora tregon një status, dhe në momentin që e ke në kokë do të thotë se ti nuk je në kërkim të një burri. Kështu që Charlotës do t’i duhet të presë edhe ca përpara se të vërë në kokë kete aksesor.

8.Nuk ka rrjete sociale për fëmijët e pallatit mbretëror. Edhe kur Princi George dhe Princesha Charlotte të arrijnë moshën e duhur, ata nuk do të mund të përdorin rrjete sociale. Vështirë t’ja mbushësh mendjen një adoleshenti për këtë gjë, por Pallati Mbretëror ka rregulla.

9.Impostimi i duhur është shumë i rëndësishëm për një zonjushë me gjak blu. Femrat e mbretërisë kanë një impostim të tillë që duhet ta zbatojnë me përpikmëri të gjitha. Ato duhet të ulen në një mënyrë që këmbët, gjunjët dhe kyçet e këmbëve të jenë të bashkuara. Edhe të voglës Charlotte do t’i duhet ta mësojë këtë teknikë.

10.Princesha Charlotte duhet të marrë master në ‘artin e kortezisë’! Protokolli i ‘detyron’ femrat e familjes mbretërore që t’i përkulen Mbretëreshës. Me siguri edhe Charlotte ka filluar të marrë mësime për këtë gjë.

Të këshilluara

Pse falet një partner që tradhëton

Në teori shumica thotë që nuk do i falnin, por në realitet disa kanë disa arsye pse kthehen sërish së bashku. 1. E dashurojnë ende Rrëfime të ndryshme kanë ...

14:54

Ushtrimet më të mira për të humbur peshë

Ne të gjithë e dimë se ushtrimi i rregullt është një mënyrë për të humbur peshë. Megjithatë, zgjedhja më e mirë e ushtrimit për humbje peshe është e debatueshme...

16:57

Iphone 9 tregon performancën e parë

Sipas thashethemeve që qarkullojnë në protalet teknologjike më të njohura botërore, iPhone 9 do të jetë një mrekulli e vërtetë. Prezantimi i telefonit pritet të...

19:45

Filmat më të mirë me mesazh për jetën

Filmat e mirë na lëvizin, na ndriçojnë dhe na lënë me një vorbull emocionesh. Ka edhe filma që kanë aq shumë impakt te ne, sa mund të konsiderohen si filma që n...

18:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI