Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

“Vllau Erdogan” si një pengesë drejt Brukselit?

Lapsi.al 30 May 2018
“Vllau Erdogan” si një pengesë drejt Brukselit?

Një intervistë e zakonshme e Edi Ramës në “France 24” ka përzierë në mënyrë artificiale në Shqipëri, emrin e Erdoganit, me atë të rrugës së vendit drejt hapjes së negociatave. Një pjesë po përpiqen ta shesin miqësinë e kryeministrit Shqiptar me sulltanin e ri të Ankarasë si një pengesë për verdiktin që pritet në fund qershorin e këtij viti. Ndërsa të tjerë po mundohen t’a zhfleftësojnë tërësisht këtë fakt.

Për të kuptuar se ku qëndron e vërteta duhet parë më fillimisht se si u provokua ky debat.

Gazetarja e TV publik francez e pyeti Ramën në fund të intervistës edhe për marëdhënien e tij me liderin turk. Ajo që duhet mbajtur shënim këtu ishte se mes të gjitha pyetjeve kritike që i'u drejtuan kryeministrit (dorheqja, krimi, dhuna ndaj mediave etj) qe renditur edhe ky problem. Pra, në një hamendësim të thjeshtë, mund të thuhet se raporti i tij okult me një udhëheqës që po shihet si delja e zezë nga demokracitë perendimore, gjendet tashmë në dosjet që shtetet europiane kanë për Edi Ramën.  

Por, nga ana tjetër,  gjithcka mund të jetë thjeshtë një përkim, për faktin se lideri turk ka qenë tejet në modë këto ditë në Francë. Revista “Le Point”, një nga të përjavshmet e referencës, me një tirazh prej mbi 300 mijë kopjesh e kishte vënë në kopertinë foton e presidentit turk që po kërkon të rizgjidhet. Mbi ballin e tij me gërma të mëdha ishte shkruar titulli: “Le Dictateur” (foto poshte). Por, ky trajtim si diktator dhe sidomos editoriali i revistës, ku një nga penat më në zë të Parisit, Franz- Olivier Giesbert e krahasonte Erdoganin me Adolf Hitlerin, nxitën furinë e militantëve të AKP me banim në Francë. Disa kioska të shitjes së gazetave u sulmuan nga përkrahësit e Rexhep Taip Erdoganit ndërsa të tjerë gazetashitës u kërcënuan t’i tërhiqnin ato nga shitja. Përpos debatit të madh publik që shkaktoi ky fakt në vendin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ai mori dhe trajta politike me ndërhyrjen e presidentit francez Macron, i cili duke theksuar se “liria e shtypit nuk ka çmim”, nuk nguroi edhe njëherë të shigjetojë homologun e vet turk.

Le Point

Pra siç shihet, shfaqja e emrit të Erdoganit në intervistën e Edi Ramës mund të ketë qenë edhe për këtë shkak. Dhe si e tillë, ajo as nuk duhet të zërë më shumë vend sesa ka dhe as nuk duhet mbivlerësuar. Mbi të gjitha ne nuk kemi asnjë shenjë serioze, se edhe nëse miqësia e tepruar dhe personale Rama - Erdogan, të jetë arkivuar në dosiet problematike të europianëve, ajo të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me hapjen e negociatave.

Në këtë kuptim shfaqja e portetit të vëllait turk në intervistën e Ramës, në France 24, nuk ka arsye për tu parë në perspektivën e vendimit që do të merret për Shqipërinë.

Por, nga ana tjetër, futja e emrit të Erdoganit në të, në mënyrë të rastësishme apo jo, tregon një tjetër gjë. Ajo flet për gjuhën e dyfishtë që përedor kryeministri ynë: ndryshe kur i flet shqiptarëve që qeveris dhe ndryshe kur i drejtohet zyrtarëve europianë nga të cilët pret miratimin.

Po të kqyren me kujdes, dy pyetjet e fundit të intervistës (shkrimi dhe video poshte), Rama duket i frustruar, ai do t'i shmanget dhe t’i devijojë përgjigjeve. Ai nuk lë përshtypjen që reket të japë në Shqipëri, kur shfaqet krenarisht në krah të vëllait Tahip, kur mburret që e ka shndërruar atë një aleat strategjik, kur publikon video si pasagjer i veturës së drejtuar prej tij, kur shkon si krushk politik në dasmën e së bijës, apo kur i thotë shqiptarëve se “me Erdoganin do bëjmë të mundura, gjëra që më parë dukeshin të pamundura”.

Lexo më tej:

Intervista në France 24/ Rama e mohon Erdoganin kur viziton perëndimin(video)

https://www.youtube.com/watch?v=RLxQOavG6fc&feature=youtu.be

Pra, në asnjë moment, në sytë e europianëve, Rama nuk do të hiqet si i afërt politikisht, vëlla familjarisht, apo mik ekonomikisht me Erdoganin. Ai shkon deri aty sa edhe investimet turke t'i krahasojë me ato ruse, duke e ditur mirë konotacionin që kanë këto të fundit për mentalitetin perendimor.

Pra, më shumë sesa debati mbi rrezikun ose jo që përbën Erdogani për hapjen e negociatave të Shqipërisë, lajmi i intervistës së Ramës në France 24 është tjetër. Ai është se Rama flet me dy gjuhë të ndryshme, njërën për publikun shqiptar dhe tjetrën për zyrtarët e vendeve të BE-së.

Dhe pas kësaj, konkluzioni merret me mend lehtësisht. Njësoj si për vëllain e tij turk, ai sillet ndryshe “me ne” ndryshe “me ata” edhe athere kur shprehet për krimin, drogën, opozitën dhe reformën në drejtësi. Pikërisht këtë vërtetoi  biseda e tij me gazetaren franceze.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Prova se Rama e gënjeu Muç Nanon

Ishte një nga ato intervista që mbahen mend lehtë. Një nga ato që kanë vemendjen e të gjithë publikut sepse zhvillohen ditën e fundit të fushatës elektorale. To...

16:42

Dëshmitari X, fundi i propagandës rilindase

Audiopërgjimi, ku dyshohet se ka rënë pre fizike vëllai i ministrit të Brendshëm dhe pre politike vetë Fatmir Xhafa, dëshmoi edhe njëherë se sa e cekët, qeshara...

12:04

Mallkimi i Rilindjes mbi Fatmir Xhafën

Fatmir Xhafaj ishte i vetmi socialist i tabanit në qeveritë e Rilindjes. Mes oltave, ogertave, etildave, senidave, damianëve, saimirëve e ditmirëve, Xhafa qe i ...

17:45

Kështu i humbëm 20 vjet

Ndoshta pa u mbushur njëzetvjetori do të ishte mirë të thuhej, kolektivisht, mjaft më me këtë vjedhje industriale të resursit më të madh e të pakthyeshëm, kohë ...

12:12

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI