Flash

VIDEO/ Si u inskenua nga shërbimet sekrete vrasja e gazetarit rus kundërshtar i Putin

Lapsi.al 30 May 2018
VIDEO/ Si u inskenua nga shërbimet sekrete vrasja e gazetarit rus

Gazetari rus Arkady Babchenko, për të cilin u tha se kishte mbetur i vrarë në një atentat mbrëmjen e së martës në Kiev, është gjallë. Vetë Babchenko është shfaqur të mërkurën në një konferencë për shtyp në kryeqytetin ukrainas, përkrah shefit të shërbimeve sekrete vendase, Vasyl Hrytsak. Ky i fundit ka deklaruar se vdekja e gazetarit u inskenua për ta shpëtuar atë nga një plan të vërtetë ekzekutimi, të përgatitur nga shërbimet sekrete ruse.

Babchenko është pritur me duartrokitje kur ka hyrë në dhomën e konferencës për shtyp, gjatë të cilës ka falënderuar autoritetet ukrainase të sigurisë që i shpëtuan jetën.

Gazetari u gjet “i vrarë” nga bashkëshortja e tij mbrëmjen e së martës në një kompleks pallatesh të Kievit, me plagë të shumta plumbi në kurriz. Më pas ai u shpall i vdekur teksa transportohej në spital. Babchenko nuk kishte njoftuar as të shoqen për inskenimin dhe në konferencë ka nxituar t’i kërkojë asaj falje.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Jashtme ruse, e cila ka deklaruar se mirëpret faktin që reporteri është gjallë, ndërsa ka shtuar se inskenimi i vrasjes së tij është realizuar për efekte propagandistike. Nga ana e tyre, autoritetet ukrainase kanë bërë me dije se kanë arrestuar një person në lidhje me planin real për ekzekutimin e gazetarit. I mirënjohur për tonet kritike ndaj Kremlinit, Babchenko ka denoncuar disa herë aferat ruse në luftërat në Siri dhe në lindje të Ukrainës. Ai braktisi vendin e tij vitin e kaluar, pasi mori një seri kërcënimesh për shkak të një postimi në rrjetet sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=DNla-lG0Y9Q

https://www.youtube.com/watch?v=LvOTrBa6zWw

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI