Flash

Pas lindjes Serena Williams rikthehet me fitore

Lapsi.al 30 May 2018
Pas lindjes Serena Williams rikthehet me fitore

Serena Williams e ka nisur me fitore aventurën e saj në grand slemin e Roland Garros, duke mundur 2-0 polaken Krystina Pliskova (7-6, 6-4). Kjo ishte ndeshja e parë e tenistes amerikane në një grand slem pas 16 muajsh, që kur pat fituar grand slemin e Australian Open të vitit të kaluar. Dhe emocionet për ish-numrin 1 në botë kanë qenë të mëdha, që ka vuajtur disi në setin e parë të fituar në “tie break”, por në fund ia ka dalë mbanë të mposhtë rivalen.

Në turin e dytë ka avancuar një tjetër teniste që ka qenë numri 1, ajo gjermane Angelique Kerber, që mundi 2-0 (6-2, 6-3) Mona Barthel, ndërsa tenistja franceze Caroline Garcia eliminoi Wingwing Duan, duke fituar 2-0 (6-1, 6-0). Për shkak të errësirës, ndeshja e tenistes rumune Simona Halep, kryesuesja e renditjes botërore, është shtyrë për nesër.

Të këshilluara

Rihanna nuk mund ta harroj Drake kaq lehtë

A janë bashkë Rihanna dhe Drake? Nëse jo, a ekziston miqësia mes tyre? Rihanna nuk reagon, por veprimet e saj na treguan pak më tepër për këtë detaj kaq interes...

14:28

Ndahet nga jeta aktorja australiane

Ajo ka luajtur në një nga filmat më të ndjekur e të pëlqyer, por fansat u mërzitën shumë kur morën vesh për lajmin e ndarjes nga jeta. Bëhet fjalë për Cornel...

14:15

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI