Flash

Vrasja e policëve në Belgjikë, dyshohet për sulm terrorist (VIDEO)

Lapsi.al 29 May 2018
Vrasja e policëve në Belgjikë, dyshohet për sulm terrorist

Sulmi i sotëm në Belgjikë, ku mbetën të vrarë dy oficerë policie, dyshohet të jetë akt terrorist.

Kjo pasi agresori i cili pasi hapi zjarr me policinë, mori peng pastruesen e një gjimnazi në qytetin e Liezhit, është dëgjuar të bërtasë “Allahu Ekbar”. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 10.30 me orën lokale, kur rrëmbyesi ende i paidentifikuar qëlloi me armë drejt policisë pranë shkollës së mesme L’athénée Léonie në qendër të qytetit.

Mediat vendase rarpotojnë se të plagosur kanë mbetur një tjetër oficer policie si dhe një qytetar.

“Qëlloi për vdekje dy policët dhe më pas vrapoi drejt shkollës, ku mori peng pastruesen,” - u shpreh shefi i policisë.

Disa minuta më vonë, forcat speciale të anti-terrorit rrethuan zonën e cila ishte e mbyllur. Agresori u neutralizua në orën 11.

Belgjika ka qenë në shënjestrën e sulmeve terroriste nga operativët e Shtetit Islamik vitet e fundit, duke bërë që të rritet siguria shumë në vend.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI