Flash

Filmat më të mirë me mesazh për jetën

Lapsi.al 29 May 2018
Filmat më të mirë me mesazh për jetën

Filmat e mirë na lëvizin, na ndriçojnë dhe na lënë me një vorbull emocionesh. Ka edhe filma që kanë aq shumë impakt te ne, sa mund të konsiderohen si filma që na ndryshojnë jetën.

Këtu po ju përpilojmë një listë me disa filma që konsiderohen të tillë.

Into the Wild

Ky film është asgjë më pak se epik. Një përshtatje e romanit të Jon Krakauer me të njëjtin emër, Into the Wild ndjek aventurat e Christopher McCandless dhe sprovat e tij me shkretëtirën e Alaskës. I sapodalë nga shkolla e drejtësisë, vendimi i McCandless për të braktisur prindërit e tij dhe jetën e tij me privilegje për të qenë një me natyrën, do t’ju lërë me një lloj dëshire të ngjashme. Into The Wild është film mbi dëshirën për liri që ndjen, që në vetvete është si përmbushja e asaj dëshire.

The Truman Show

Mbasi të shihni këtë film do filloni t’i bëni vetes pyetje mbi realitetin dhe jetën të cilën ju e konsideroni të juajën. The Truman Show është një satirë e krijuar në mënyrë brilante mbi jetën e Truman Burbank, jeta e të cilit është një Reality TV Show që ka nisur që në lindjen e tij. Duke dhënë komente të përshtatshme për realitetin dhe vullnetin e lirë, Truman Show, përshkruan një personazh që sfidon - dhe përfundimisht i shpëton - një botë të imagjinuar që është një shpikje e mediave

Crash

Filmi që në mënyrë sipërfaqësore duket sikur është një përshkrim i tensionit rracial në Amerikë në periudhën e 9/11, por në fakt nxjerr nuancat dhe kompleksitetin e natyrës njerëzore. Si e bën këtë? Duke pasqyruar ngjyrat e ndryshme të personalitetit, ky film është një eksplorim i paragjykimit. Crash mundëson një portret shumë goditës të stereotipeve dhe të bën të mendosh dy herë para se të bësh gjykime të nxituara mbi njerëzit që takon.

Waking Life

Ka shumë përmbajtje filozofike, por mund të jetë një nga filmat më brilantë të bërë ndonjëherë. Teksa protagonisti pa emër rrugëton në gjendjen që e mban si një ëndërr nga e cila ai siç duket nuk mund të çohet, ai takon njerëz, ndonjëherë është dëshmitar monologjesh, ndonjëherë përfshihet në biseda me tematika nga më të larmishmet si realiteti, vullneti i lirë, anarkia, vetëvrasja, kinemaja, të gjitha të ilustruara në mënyrë shumë të gjallë. Ky film do t’ju intrigojë pa masë.

Life Is Beautiful

Life Is Beautiful është një përshkrim i asaj çfarë prindi është i aftë të bëjë për të mbrojtur fëmijën e tij nga traumat dhe horroret e jetës, dhe t’i tregojë atyre që jeta pavarësisht këtyre gjërave, është e bukur. Pjesa e parë e filmit është komedi, por pjesa e dytë do jua lejë zemrën në dorë.

Eternal Sunshine of the Spotless Mind

Kjo është një histori dashurie e pazakontë. Kate Winslet dhe Jim Carrey portretizojnë një çift të të dashuruarish të çuditshëm në përpjekjen e tyre për të zhdukur njëri-tjetrin nga kujtimet e tyre, duke sjellë shumë bukur ndërlikimet e marrëdhënieve dhe dhimbjen e humbjes. Ky film do t'ju lë zemërthyer me realizimin e pasojave dërrmuese të rënies në dashuri dhe përpjekjes për t’a braktisur atë.

Të këshilluara

5 serialet më të bukura verore

Të shohësh një serial të lezetshëm romantik ndonjëherë është si të shohësh një thriller, me gjithë ato ulje dhe ngritje emocionale që të mbajnë gati duke rënë n...

17:57

Transporti i ri me taksi në lumë

Taksitë që notojnë tashmë janë realitet dhe ju mund të provoni një eksperiencë të tillë në lumin Sena në Paris. Kjo është një mënyrë për të eleminuar trafiku...

15:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI