Flash

Detajet/ Babai i fëmijës që u var në ballkon po luante Pokemon Go

Lapsi.al 29 May 2018
Detajet/ Babai i fëmijës që u var në ballkon po luante

https://www.youtube.com/watch?v=WISmbOw_bMk&feature=youtu.be

Jeta e 4 vjeçarit, i cili ishte varur në ballkonin e katit të katërt dhe rrezikonte të binte nga momenti në moment, u shpëtua falë gjestit heroik të djaloshit nga Mali i cili u kacavjerr nga ballkoni në ballkon, 4 kate që ta kapte.

"Ai është një hero i vërtetë" tha gjyshja për Mamoudou Gassama.

Babai, i cili e la djalin e tij 4 vjeçar të vetëm në shtëpi dhe u largua të blinte, do të përballet me akuzën e dështimit për tu përkujdesur për fëmijën e tij- thanë reporterët.

Gassama fitoi nënshtetësinë franceze. Vetë presidenti, Emmanuel Macron, e falenderoi personalisht dhe i dha atij Medaljen e Kurajos si dhe i ofroi të punonte si zjarrfikës.

Çfarë donte fëmija në ballkon?

I vogli kishte tre javë që ishte larguar nga Reunion ku rrinte e ëma që të jetonte me të atin në Paris, ku ky i fundit punonte. Mamaja e tij dhe fëmija i dytë i çiftit do shkonin në qershor.

Babai jetonte në katin e gjashtë të një ndërtese në veri të Parisit. Djali ka rënë dy kate dhe në një moment duket se ka arritur të kapet tek parvazi i ballkonit të katit të katërt.

Mamaja e fëmijës tregoi se i ati nuk ishte mësuar të kujdesej vetëm ai për fëmijën dhe prandaj e ka lënë vetëm.

"Nuk mund ta jusfitifkoj atë që bëri bashkëshorti im. Njerëzit mund të thonë se mund ti ndodhë gjithkujt dhe i ka ndodhur. Por djali im ishte me fat" tha ajo.

Pasi ka bërë pazarin, babai i fëmijës është vonuar pasi ka qenë duke luajtur Pokemon Go, thanë prokurorët.

A mund të bënin fqinjët më shumë?

Shumë reagime kanë qenë ndaj burrit që ndodhet në ballkon dhe shumë pranë tij por nuk bën aq sa mundet ti afrohet, dhe ta kapë para se të ngjitet Gassama.

Fqinji i tha gazetës "Le Parisien" se ai po ia mbante dorën fëmijës por nuk mund ta ngjiste lart për shkak të murit ndarës që ishin mes dy ballkoneve.

"Nuk doja të merrja rriskun e lëshimit të dorës së tij, mendova se do ishte më mirë që gjërat të bëheshin hap pas hapi" tha ai.

Ai tha se djali ishte veshur me një veshje "Spiderman", kishte gishtat e gjakosur dhe thonjt e shqyer.

Po fëmija ku ndodhet?

Ai është nën kujdesin e autoriteteve franceze, bëjnë të ditur mediat.

Babai i tij është i shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur raporton BFMTV

Pas kësaj ngjarje ai rrezikon të dënohet me një vit burg ose një gjobë prej 30 mijë eurosh.

Edhe nëna e fëmijës do të merret në pyetje.

Duke folur për stacionin televiziv francez 'RMC', gjyshja e të voglit tregon si u ndje kur pa momentin që nipi i saj po varej në ballkon.

"O Zot isha shumë e shokuar. Nipi im i madh e shpëtoi atë!" thotë ajo.

"Fatmirësisht ai dinte të kacavirrej sepse kishte plot njerëz që ishin poshtë, por ai nuk u mjaftua vetëm me hapjen e krahëve. Ai u kacavirr 4 kate dhe kjo është vërtetë fantastike. Ai është shumë trim" tha ajo.

22 vjeçari u largua nga Mali në Afrikën Perëndimore në 2013, raporton Le Monde.

Kaloi shkretëtirën e Saharasë, përmes Burkina Faso, Nigerisë, Libisë, dhe më pas Mesdheun për të mbërritur në Itali në 2014.

Ai i tha presidentit Macron se udhëtoi drejt Francës pasi nuk njihte njeri në Itali dhe i vëllai kishte vite që jetonte në Francë.

Në Paris punonte në ndërtim, jetonte në periferi të Parisit dhe nuk kishte aplikuar për azil.

"Ai reagoi si një qenie njerëzore dhe nuk mendonte se do të bëhej një ngjarje mediatike."

Të këshilluara

5 serialet më të bukura verore

Të shohësh një serial të lezetshëm romantik ndonjëherë është si të shohësh një thriller, me gjithë ato ulje dhe ngritje emocionale që të mbajnë gati duke rënë n...

17:57

Transporti i ri me taksi në lumë

Taksitë që notojnë tashmë janë realitet dhe ju mund të provoni një eksperiencë të tillë në lumin Sena në Paris. Kjo është një mënyrë për të eleminuar trafiku...

15:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI