Flash

Analiza/ Panucci po ndërton apo po shkatërron, atë që ngriti De Biasi

Lapsi.al 29 May 2018
Analiza/ Panucci po ndërton apo po shkatërron, atë që ngriti

Humbja 3-0 e Shqipërisë përballë Kosovës ka shkaktuar menjëherë një lumë kritikash ndaj kombëtares kuq’ezi. Në fokus të kritikave është vënë trajneri Cristian Panucci për mënyrën se si e kishte përgatitur ekipin, si e rreshtoi atë në fushë dhe për zgjedhjen e lojtarëve për këtë përballje. Kritikat janë edhe për mënyrën se si skuadra u paraqit në fushë.

Ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi u shpreh në studion e Supersport se kjo ndeshje ishte një leksion i mirë për Shqipërinë dhe trajnerin e saj.

“Na dhanë një mësim të mirë. Shumë të mirë. Jemi shumë larg në ndërtimin e lojës. Bëj krahasimin me Kosovën. Një trajner që sapo ka ardhur te kjo skuadër që kishte ndërtuar një ekip të konsoliduar. Loja e tyre ishte shumë e mirë. Duhet ta pranojmë” – tha Hafizi.

Më i ashpër është gazetari Dritan Shakohoxha që pasi komplimenton Kosovën nuk i kursen kritikat për trajnerin shqiptar.

“Kosova komplimente. Është e treta fitore radhazi për këtë trajner. Sa i takon trajnerit të Shqipërisë nuk e di nëse po ndërton një skuadër të re apo po shkatërron atë që kishte ndërtuar De Biasi.

Ishte loja më katastrofike që kemi parë në ndeshjet e fundit. Vuri një rekord për Shqipërinë që goditjen e parë në portë e realizoi në minutën e 81-të. Trajneri improvizoi me Shqipërinë, por dështoi” – tha Shakohoxha.

Arian Peço, trajner i ekipit të të rinjve të Bazelit në Zvicër ishte gjithashtu kritik ndaj kombëtares shqiptare.

“Shqipëria çaloi në qarkullimin e topit. Skema 4-4-2 nuk funksionoi në asnjë moment. Ose lojtarët nuk kanë nivel për të luajtur në kombëtare, ose sot ishte një ditë e zezë. Halimi dhe Zeneli bënë diferencën. Unë nuk e kuptoj si ekipi shqiptar lëshoi nga duart një lojtar si Rashica. Flasim për rinovim, por rinovim pa kriter është e çuditshme.

De Biasi kishte një filozofi loje. Ai ishte i kujdesshëm dhe i mëshonte qarkullimit të topit. Kemi bërë lojëra të mira me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën” – tha Peço.

Ndërsa Besnik Kollari, gazetar i sportit në Prishtinë shprehet i habitur për këtë rezultat. Në një lidhje me Supersport pas ndeshjes, ai tha se Kosova tregoi se di të funksionojë si një skuadër.

“Nuk e prisja këtë rezultat. Prisja që Kosova të kishte një paraqitje më të mirë se ndeshjet e fundit, por jo këtë rezultat. Pati një ritëm shumë të mirë. Mendoj që Kosova është në një rrugë të mirë. Ka dëshirë dhe vullnet për të ecur edhe në Ligën e Kombeve. Sa i përket Shqipërisë, ka probleme. Shumica e futbollistëve të Shqipërisë nuk treguan dëshirë. Shqipëria ka një nivel më të lartë, pavarësisht se sot nuk e tregoi” – tha Kollari. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nis verifikimi i pasurisë për Agron Xhafajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar jashtë vendit për një analizë shkencore audiopërgjimin që dorëzoi në gjykatë gazetari Jetmir Olldashi. Duke krahasuar z...

14:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI