Flash

Vrasja e Marvinit/ A duhet pritur vettingu për prokurorin Lulja?

Lapsi.al 28 May 2018
Vrasja e Marvinit/ A duhet pritur vettingu për prokurorin Lulja?

Nga Mentor Kikia / Prokurori Artan Lulja është vënë në shënjestër të sharjeve dhe akuzave publike këto ditë. Ai kishte nën hetim çështjen e vrasjes së një të riu, Marvi Mihali. Tre nga bashkëpunëtorët në vrasjen, që tronditi Tiranën një vit më parë, ai i liroi, pasi ndryshoi akuzën nga “bashkëpunim në vrasje” në “moskallzim krimi”.

Por, familja e djalit të vrarë ngriti zërin. Media ngriti zërin. Njerëzia bërtiti nëpër rrjetet sociale. Drejtuesi i prokurorisë ia hoqi çështjen këtij, dhe ia kaloi një tjetër prokurori. Ai e ndryshoi sërish akuzën dhe gjykata e ndryshoi sërish vendimin, duke i kthyer të tre bashkëpunëtorët në burg.

Pa marrë përsipër të bëjmë gjykatësin e prokurorit, jemi përballë faktit se një prokuror i liroi ata nga akuzat e një i vuri sërish nën akuzë. Kush ka të drejtë? Njerëzit kanë të drejtë të jenë të revoltuar nga ajo që ndodhi.

Lexo më tej:

Skandali / Si ndryshoi vendimi për vrasësit e Marvi Mihalit pas daljes së videos

Një video e kamerave të sigurisë, e bërë publike, tregon se të rinjtë e arrestuar kanë qenë pjesë aktive e grupit që kreu krimin. Padyshim që thikën vetëm njëri e përdori, por të tjerët ishin pjesë e sulmit. A ishin ata vetëm “moskallëzues”? Moskallëzues do të thotë të kesh dijeni për një krim e të mos denoncosh. Ata nuk u ndodhën aty rastësisht. Ata ishin nisur të gjithë bashkë për të sulmuar viktimën.

Sërish unë mendoj se nuk duhet të bëjmë gjykatësin e prokurorit, pavarësisht interpretimit të ngjarjes. Por ajo që duhet bërë me urgjencë është sqarimi i pozicionit të këtij prokurori. Nëse ai qëllimisht ka ndryshuar akuzën, ai nuk mund të qëndrojë më aty, asnjë ditë. Më e pakta duhet të pezullohet. Nëse ai ka të drejtë, atëherë përse u mor vendimi i kundër nga kolegu i tij? Ndaj kryeprokurorja Marku, duhet të ndërhyjë sepse qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën.

Nuk duhet të prsim vetëm vetingun.

Të këshilluara

Faleminderit Ambrozia e zbythe Ramën

Ne fakt, dhe pse po i them faleminderit, jam i sigurte qe Ambrozia, ashtu si cdo gazetare ne bote nuk ka nevoje per falenderime kur ben detyren. Po i themi me g...

15:49

A kishte të drejtë Karl Marksi?

Karl Marks është përshkruar shpesh si një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit të 19-të. Shkrimet e tij kanë frymëzuar revolucione dhe kanë shkaktuar ...

16:56

Kërcimi i Italisë mbi vullkan

Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare ende nuk ka asgjë të re nga Italia lidhur me krijimin e qeverisë. Grupimet populiste të Lëvizjes së Pesë Yjeve dhe konservat...

18:14

Lali Eri: Delfini i ngecur në bregun me beton

Në sallonet diplomatike në Tiranë, zakonisht krahas emrit të Kryebashkiakut Erion Veliaj shpesh shtohet cilësori “delfini i Ramës”—aludim i titullit fisnik me t...

16:24

Antishqiptarë jeni ju!

Nga Carloalberto Rossi Jemi të gjithë antishqiptarë? Në fund të një artikulli të Mero Bazes—në të cilin ai kritikonte ashpër Fatos Lubonjën se kishte shpr...

14:31

Pse nuk është modern "Opinioni" i Fevziut

Nga Sokol Shameti / Po e quajnë “modernizim” dhe “vlerë” në “Opinion” tek Blendi Fevziu zhveshjen e politikës nga thelbi dhe shndërrimin e saj në marrdhënie man...

16:17

Hashim Thaçi dhe dhia e Izraelit

Një mik më befasoi me një porosi. Më shkroi se një stacion televiziv, për të cilin ai kishte shkruar se e favorizon PDK-në, e kishte paditur në gjyq dhe kishte ...

08:31

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI