Flash

VIDEO/ Shpëtoi fëmijën në katin e katërt të pallatit, francezët shpërblejnë refugjatin afrikan

Lapsi.al 28 May 2018
VIDEO/ Shpëtoi fëmijën në katin e katërt të

Emigranti nga Mali i cili shpëtoi jetën e një fëmijë të vogël që rrezikonte të binte nga ballkoni i katit të katërt mori nënshtetësinë franceze.

Mamoudou Gassama, djaloshi nga Mali u kacavjerr duke hipur nga një ballkon në tjetrin derisa arriti të kapte fëmijën që ishte varur në ballkon dhe nga momenti në moment rrezikonte të binte.

Presidenti, Emmanuel Macron, takoi Z. Gassama në Pallatin Elysee për ta falënderuar personalisht.

Ndërkohë, kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo gjithashtu vlerësoi heroizmin e 22-vjeçarit dhe tha se e kishte thirrur që ta falënderonte.

Ai kishte mbërritur nga Mali pak muaj më parë duke ëndërruar të ndërtonte jetën në Francë.

https://www.youtube.com/watch?v=WISmbOw_bMk&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI