Flash

Qeveria spanjolle rrezikohet nga mocioni i mosbesimit në parlament

Lapsi.al 28 May 2018
Qeveria spanjolle rrezikohet nga mocioni i mosbesimit në parlament

Parlamenti spanjoll pritet të debatojë mbi një mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoy të enjten dhe të premten.

Lajmi u njoftua me një postim në Twitter nga kryetari i parlamentit. Votimi mbi mocionin, i thirrur nga partia kryesore e opozitës ajo socialiste, duhet të zhvillohet në fund të debatit ditën e premte. Por votimi mund të shtyhet edhe për të shtunën, sipas një zyrtari të parlamentit.

Socialistët e parashtruan mocionin që kërkon rrëzimin e kryeministrit Rajoy në parlament ditën e premte, një ditë pasi një gjykatë gjobiti partinë e tij atë Popullore, për përfitim nga fonde të paligjshme gjatë një procesi të gjerë gjyqësor lidhur me marrje rryshfetesh.

Gjykata Kombëtare e Spanjës tha të enjten se kishte zbuluar një sistem të gjerë të marrjes së ryshfeteve që u ishin dhënë ish-zyrtarëve të Partisë Popullore në këmbim të kontratave publike fitimprurëse mes viteve 1999-2005.

Gjykata dënoi 29 vetë me burg për një total prej 351 vitesh nën akuzat për korrupsion, përvetësim dhe pastrim parash. /VOA 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI