Flash

Italia në kaos/ Presidenti nuk pranon ministrin "anti gjerman". Bie kryeministri i sapo emëruar. Rrezikohet dhe tjetri

Lapsi.al 28 May 2018
Italia në kaos/ Presidenti nuk pranon ministrin "anti gjerman".

Italia ka hyrë në krizë politike pasi presidenti i këtij shteti, Sergio Mattarella, nuk ka miratuar propozimin e partive populiste për zgjedhjen e Paolo Savonas në postin e ministrit të ekonomisë, duke rrezikuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ky hap i presidentit italian më 27 maj ka detyruar të përzgjedhurin e populistëve për kryeministër, Giuseppe Conte (foto lart me presidentin Matarella), të heqë dorë nga përpjekjet për të formuar qeverinë e re. Në një fjalim kombëtar, Mattarella ka thënë se ai ka refuzuar të emërojë 81-vjeçarin Savona me arsyetimin se ai do të kishte ndikim negativ në tregun financiar dhe ekonominë italiane. Savona e ka cilësuar euron si “kafaz gjerman” duke thënë se Italisë i duhet një plan për të larguar këtë valutë “nëse është e nevojshme”. Ministri i Ekonomisë “gjithmonë krijon mesazh besimi ose alarmi” për tregjet financiare”, ka thënë Mattarella.

Ai ka shtuar se ka kërkuar ndonjë person që “nuk do të provokonte në mënyrë të pashmangshme daljen e Italisë nga euro”. Por ky qëndrim ka ngjallur rreagimin e përbashkët të dy liderve populistë Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yje dhe Matteo Salvini, kreu i Legas së veriut të cilët kanë deklaruar se do ti qëndrojnë deri në fund vullnetit të popullit.

Pa dyshim që tërheqja e Giuseppe Conte është shprehje e vullnetit të tyre. Ai qe një zgjedhje kompromisi mes dy partive populiste që nuk donin ti jepnin njëra tjetër postin e kryeministrit.

Ai u zgjodh pas hartimit të një programi të përbashkët (shiko poshtë) i cili u cilësua si një projekt që do ti jetpe fund politikave të kursimit, do të shtonte borxhin dhe do të kalonte kufirin e famshëm të deficitit mbi 3 % të aplikueshëm për të gjitha vendet e BE. Edhe emërimi në drejtimin e ekonomisë dhe financave, i Paolo Savonas do të bëhej me këtë filozofi, prandaj ai u këndërshtua nga presidenti Matarrella.

(Kreu i Lëvizjes Pesë Yjet, Luigi Di Maio në të majtë duke shtrënguar duart me Giuseppe Conten) 

Sot ky i fundit ka shfrytëzuar kompetencën e tij për të emëruar një kryeministër teknik, një ish ekspert të vjetër të FMN, Carlo Cottarelli (foto poshte), i cili njihet si zotëria i gërshërëve të gjata për këmbënguljen e tij për shkurtimet buxhetore.

Carlo Cottarelli arrive au Quirinal, lundi 28 mai à Rome.

Gjithësësi duke parë shumicën e re që ka dalë nga zgjedhjet e 4 marsit në të dy dhomat e parlamentit italian, kjo qeveri teknike e të gjithëve dhe e askujt, ka shumë pak gjasa të marri votbesimin. Sipas të gjitha gjasave vendi do ti drejtohet zgjedhjeve të reja duke e thelluar edhe më krizën. Sipas shtypit italian gjasat janë dy: ose që të kryhen zgjedhje të menjëhershme ose që kjo qeveri e re të kryejë detyrat e domosdoshme deri në verë, nëse zgjedhjet do të mbahen në shtator.

Por në të dyja hipotezat nuk pritet ndonjë mrekulli. Në rast të zgjedhjeve të reja ish kryeministri Masimo D'Alema ka parashikuar: "nëse vendi shkon në zgjedhje për rrefuzimin e ministrit të ekonomisë, lega dhe 5 yjet do të fitojnë 80%".

©Lapsi.al

 

 

Cilat ishin premtimet kryesore të koalicionit populist?

11 javë pas një rezultati zgjedhor të paqëndrueshëm, partitë populiste nxorrën manifestin e tyre të koalicionit kundër masave shtrënguese.

Këtu janë disa nga pikat kyçe:

Të ardhura të garantuara: Familjet e varfra do të marrin të ardhura bazë mujore prej 780 euro, me kusht që marrësit të kërkojnë punë në mënyrë aktive.

Dëbimet masive: Do të jetë prioritet deportimi i rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente.

Taksa të reja: Do të vendoset një “taksë e sheshtë” për të ulur normat e tatimit mbi të ardhurat, 15% dhe 20%, ndërsa familjet do të përfitojnë një zbritje vjetore 3000 euro nga taksat.

Borxhi i Italisë: Rishikimi i Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes së BE-së, i cili përcakton një kufizim të vështirë të deficitit buxhetor prej 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) dhe një plan për të reduktuar borxhin nëpërmjet “kërkesave të brendshme”, në vend të masave shtrënguese.

Reforma e pensioneve: Vendosja e pensionit minimal mujor prej 780 euro, me një plan për të shfuqizuar reformën akutale të pensioneve që rrit moshën e pensionit në faza.

Marrëdhëniet me Rusinë: Të punohet me Kremlinin në çështjet ndërkombëtare si kontrabanda e emigrantëve në Meshde dhe ndikimi i vazhdueshëm i islamistëve të dhunshëm.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI