Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Flet Hysaj: Më vjen keq për Sarrin, por unë mbetem te Napoli

Lapsi.al 28 May 2018
Flet Hysaj: Më vjen keq për Sarrin, por unë mbetem te Napoli

Elseid Hysaj ishte njëri nga futbollistët që u shfaq në krah të trajnerit Panucci, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Kosovën.

Ai vlerësoi punën që është bërë këto ditë dhe theksoi se Shqipëria luan për fitore në çdo takim. Mbrojtësi shkodran nuk la pa përmendur edhe situatën te Napoli dhe zërat e merkatos. Fillimisht ai flet për largimin e Sarrit.

“Natyrisht që nuk më vjen mirë që largohet Sarri, pasi me të kam mbi 6 vite që punoj dhe e kuptoj mjaft mirë atë që kërkon në fushë. Është një trajner që i detyrohem shumë, pasi më ka ndihmuar shumë për të ecur përpara në karrierë dhe më vjen keq që nuk do të jetë më.

Sa i përket Ancelottit, më duket një veprim mjaft i mirë i Napolit, pasi bëhet fjalë për një nga trajnerët më të mirë në botë, që i ka dhënë shumë futbollit dhe do të dijë të sjellë eksperiencë edhe te skuadra jonë” – thotë Hysaj.

A do të shkojë dhe Husaj te Chelsea, mbrojtësi shqiptar thotë se nuk ka asgjë konkrete.

“Ashtu si ju, edhe unë lexoj që Hysaj do shkojë te PSG-ja, te Bayerni, te Manchesteri, etj., por deri tani mund të them se nuk ka asgjë konkrete. Për sa kohë që nuk ka asgjë konkrete, unë mbetem një futbollist i Napolit dhe jam i lumtur për këtë” – e mbyll ai.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI