Flash

BE zgjat sanksionet ndaj regjimit sirian të Bashar Al Asad

Lapsi.al 28 May 2018
BE zgjat sanksionet ndaj regjimit sirian të Bashar Al Asad

Bashkimi Evropian vendosi që të zgjasë edhe një vit sanksionet të cilat i zbaton ndaj regjimit të Bashar Al Asadit.

Në deklaratën nga Këshilli i BE-së është bërë e ditur se masat kufizuese ndaj regjimit sirian janë zgjatur deri më 1 qershor të vitit 2019.

Vendimi për zgjatjen e masave kufizuese është marrë për shkak të shtypjeve të regjimit ndaj popullit civil, ndërsa janë përditësuar edhe institucionet dhe personat në listën e sanksioneve.

Në deklaratë më tej bëhet e ditur se ndaj 67 institucioneve dhe 259 personave pro-regjimit janë zbatuar sanksione të ndalimit të udhëtimit dhe ngrirja e aseteve, ndërsa theksohet se 4 prej këtyre kanë kontribuar në zhvillimin e përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve në Siri.

Mes sanksioneve të BE-së ndaj regjimit gjenden embargo të naftës, ngrirja e aseteve të Bankës Qendrore të Sirisë që gjenden në BE, si dhe ndalimi i importeve të pajisjeve që mund të ndihmojnë regjimin për të rritur presionin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI