Flash

Zbulohet arsyeja e vërtetë që Tuna ka prishur marrëdhëniet me Robertin

Lapsi.al 27 May 2018
Zbulohet arsyeja e vërtetë që Tuna ka prishur

Një nga lajmet më të bujshëm të ditës së djeshme ka qenë padyshim rrëfimi që Robert Berisha bëri në studion e Rudina Magjistarit. Ky i fundit tregoi për herë të parë se ai dhe Nora nuk kishin qenë pjesëmarrës në 1-vjetorin e Tianit (djalit të Tunës dhe Patrisit) për një shkak të vetëm: ata të dy nuk duan dhe nuk kanë asnjë marrëdhënie me Tunën. “Më vjen keq për Patrisin dhe Tianin të cilat i dua shumë dhe do jem gjithmonë në gadishmëri për ta, por me Norën nuk duam dhe nuk flasim” – ka thënë Robert Berisha pa e shpjeguar arsyen për këtë.

Mirëpo, burime të sigurtë për Blitz.al tregojnë se “molla e sherrit” ka qenë pikërisht fakti se Tuna, në ditëlindjen e vogëlushit Tian kishte ftuar fëmijën jashtëmartese të Robert Berishës dhe nënën e fëmijës, duke bërë kështu që Roberti të acarohej aq shumë sa gjithçka ka përfunduar në sherr midis palëve. Nga ana tjetër, mediat prej kohësh shkruajnë se Robert Berisha ka një vajzë jashtë martese por kur pyetet në intervista, Roberti kurrë nuk e ka pranuar këtë duke thënë se e gjitha është thjesht një aludim nga dashakeqë. Megjithatë, të njëjtat burime për Blitz.al tregojnë se fëmija jashtë martese i Robert Berishës nuk është një trill mediatik, përkundrazi, madje nëna e vajzës është një mike e mirë me Tunën ndaj dhe kjo e fundit e ka ftuar në ditëlindjen e të birit të saj. Por burimet për Blitz.al theksojnë se ajo çka e ka tensinuar edhe më tepër situatën është se ky gjest i Tunës për të ftuar vajzën jashtë martese të Robert Berishës nuk ka ardhur më kot. Vitë më parë, Nora ka festuar një përvjetor ditëlindjeje në të cilin ka ftuar Tunën por gjithashtu edhe ish-bashkëshortin e saj së bashku me të dashurën e tij të re. Thuhet se asokohe ky veprim e “xhindosi” Tunën ndaj dhe kjo e fundit vendosi t’ja kthente me të njëjtën monedhë pikërisht tashmë që për burrë ka vëllain e burrit të Norës.

Të këshilluara

Nicky Minaj konfirmon lidhjen me Eminem

Po takohesh me Eminem?”, e pyet një fanse Nicki Minaj në Twitter, e 35-vjeçarja nuk hezitoi që ta konfirmonte marrëdhënien e saj të re duke u përgjigjur “Po”. ...

14:59

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI