Flash

Kim Jong kërkon të pajtohet me Trump? Publikohet video e shpërthimit të bazës bërthamore

Lapsi.al 25 May 2018
Kim Jong kërkon të pajtohet me Trump? Publikohet video e

Koreja e Veriut publikoi pamje të reja të shkatërrimit të bazës së testeve bërthamore, në të njëjtën ditë që Presidenti amerikan Donald Trump mori vendimin për të anuluar samitin e 12 qershorit me diktatorin Kim Jong-un, në Singapor.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Tërheqja e Trump nga takimi me Kim Jong Un, gafë diplomatike apo përgjigja e duhur? 

Korea e Veriut sot tha se ishte ende e gatshme për të mbajtur bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo kohë dhe në çdo formë, pas vendimit  të Trump, të cilin Penian e quajti “keqardhje e madhe”. 

Zv.ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut tha se Kim po përgatitej për bisedime dhe ishte surprizuar shumë nga anulimi i takimit.

“Përkushtimi ynë për të bërë më të mirën, për hir të paqes dhe qëndrueshmërisë në botë dhe në Korenë e Veriut, mbetet i pandryshueshëm. Ne jemi të hapur dhe i japim kohë dhe mundësi SHBA-së”, tha Gwan.

Trump e anuloi samitin përmes një letre dërguar Kim Jong Unit të enjten, duke përmendur kërcënimin e Koresë së Veriut të një dite më parë, kur një zyrtare e lartë verikoreane e cilësoi nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, si “budalla politik” dhe paralajmëroi për “përplasje të mundshme bërthamore” nëse diplomacia dështon.

“Mjerisht, bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur në deklaratat e juaja të fundit, mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, të zhvillohet takimi i planifikuar për kohë të gjatë”, shkroi Trump në letrën dërguar Kimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI