Flash

Facebook u kërkon përdoruesve foto nudo për këtë arsye

Lapsi.al 25 May 2018
Facebook u kërkon përdoruesve foto nudo për këtë arsye

Nëse përdoruesit janë frikësuar se ndonjë foto e tyre nudo mund të shpërndahet nga ndokush tjetër, Facebook dëshiron që t’i bllokoje ato para se të shfaqen në rrjet.

Teknologji e ngjashme është përdorur për të ndaluar shpërndarjen e fotografive abuzuese me fëmijët, transmeton koha.net.

Facebook është duke testuar këtë sistem në Australi, ndërsa tani është duke e shpërndarë atë në Britaninë e Madhe, SHBA e Kanada raporton gazeta Mapo.al

Gjithashtu, nuk ka treguar asnjë detaj se si ka shkuar testimi i tij në Australi, por në mënyrë të qartë, kërkesa e tij është që përdoruesit të kenë besim të madh në rrjetin social.

Si funksionon ky sistem? Shefja e Sigurisë Globale të Facebook, Antigone Davis ka thënë se fotografia nudo e dërguar nga përdoruesit për rrjetin social do të shihet nga “një grup shumë i vogël prej rreth pesë njerëzve të trajnuar për këtë”.

Ata pastaj do t’i vënë një kod unik digjital, të quajtur “hashing”, fotografisë. Ky kod do të ruhet në databazë dhe nëse ndokush do të tentojë ta ngarkojë të njëjtën fotografi, ky kod do ta identifikojë atë dhe do ta bllokojë para se të shfaqet në Facebook, Instagram dhe Messenger.

Fotografia origjinale nuk do të ruhet.

Në pyetjen se a funksionon vërtet kjo teknologji, Antigone Davis ka pranuar se “nuk ka garanci 100%”, për shkak se fotografia mund të manipulohet me ndonjë program e mos t’i ngjajë komplet origjinalit.

Shpërndarja e fotografive nudo si hakmarrje të njohura si ‘revenge porn’ ka pasur rritje të madhe gjatë viteve të fundit, ku pas ndarjes së çifteve, ata shpërndajnë fotografit e ‘ishave’ të tyre në rrjetet sociale për t'u hakmarrë.

Të këshilluara

Si të humbisni sa më shpejt kilet e tepërta

Depozitat e tepërta të yndyrës mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj të përgjithshëm. Pesha e tepërt mund të çojë në presionin e lartë të gjakut, diabe...

15:34

FOTO/ Një mama seksi si Farrah Abraham

Farrah Abraham është nëna e një vajze 9-vjeçareje, por ka një trup për t’u pasur zili. “Ylli” i “Teen Mom” e ka vërtetuar këtë teksa është fotografuar në plazhi...

21:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI