Flash

Donald Trump ndërron mendje: Mund të takohem me Kim Jong-un…

Lapsi.al 25 May 2018
Donald Trump ndërron mendje: Mund të takohem me Kim Jong-un…

Presidenti amerikan Donald Trump tha se takimi i tij me liderin e Koresë së Veriut, mundet ende të ndodhë më 12 qershor, pavarësisht se më herët ai e kishte anuluar atë.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mund edhe të takohemi më 12 qershor. Ne po flasim me ta. Ata duan që takimi të mbahet dhe ne do të donim që ai të realizohej po ashtu”, i tha ai gazetarëve.

Një ditë më parë, ai fajësoi armiqësinë e hapur të Koresë së Veriut për anulimin e takimit të tij me Kim Jong-un. Lideri koreano-verior, tha më vonë se ishte i predispozuar të takohej në çdo kohë dhe në çdo mënyrë. Zëvendës ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Kim Kye Gwan, tha ndërkohë se vendimi i Trump për të anuluar takimin, ishte për të ardhur keq.

Takimi i 12 qershorit në Singapor, do të ishte i pari në të cilin një president amerikan në detyrë do të ulej në tryezë me një lider koreano-verior.

Detajet e takimit tashmë në pikëpyetje, ishin të paqarta, por ato do të fokusoheshin tek mënyrat e denuklearizimit të gadishullit korean dhe reduktimit të tensioneve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI