Flash

Përgjimi/ A po manipulon prokuroria njësoj si Rama? Pikpyetjet e deklaratës së sotme

Lapsi.al 24 May 2018
Përgjimi/ A po manipulon prokuroria njësoj si Rama? Pikpyetjet e

Një njoftim i prokurorisë për audio përgjimin e vëllait të ministri Fatmir Xhafaj, ka ngjallur shumë dyshime dhe pikpyetje. Ashtu sikurse kishte deklaruar edhe kryeministri, vetëm një institucion i çertifikuar dhe i besueshëm ndërkombëtar duhet të ndante të vërtetën nga gënjeshtra. Siç dihet, prej një jave palët politike janë ndarë në dysh: Qeveria Rama- Xhafa mbron tezën se biseda mes Babales dhe Agron Xhafës është një manipulim, ndërsa  denoncuesit dhe PD se ajo është e vërtetë. Pikërisht këtë barrë të rëndë duhet ta ndajë prokuroria, e cila duhet të bëjë ekspertizën e materialit audio në një laborator të huaj tepër të besueshëm. Por njoftimi i sotëm i prokurorisë ku thuhet: "Janë duke u kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit. Po kështu është dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit", ka ngjallur shumë dyshime.

Njësoj si në fjalimet politike të Ramës, nuk jepet informacion për laboratorët që kanë kontaktuar dhe as për kapacitetet që ata kanë. E çuditshme është se këto mungesa janë kërkuar të mbushen me shprehje të tilla si fakti që këtë laboratorë janë edhe "ndërkombëtarë" edhe "jashtë vendit" (që në fakt është e njëjta gjë.)

Lexo më tej:

Një rrugë për të kuptuar të vërtetën për dosjen Xhafa

Në rastin e përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, barra e provës për të vërtetuar autenticitetin i bie palës qeveritare, e cila menjëherë mbrojti tezën e manipulimit. Nëse për një arsye apo për një tjetër, nuk del qartazi dhe besueshëm se ai përgjim rezulton një manipulim, të gjitha akuzat për vëllain e ministrit të Brendshëm bëhen të besueshme dhe del se Edi Rama ka gënjyer edhe njëherë më tepër si për avionët e drogës, si për Elvis Roshin, si për Dritan Zaganin, si për Saimir Tahirin. Prandaj palës në pushtet i duhet një dokument që t'i vërë kapak të gjitha diskutimeve. Mënyra se si ka reaguar prokuroria, vetëm sa shton dyshimet tani për tani.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Pro dhe kundër/ Të gjitha pikëpyetjet për vërtetësinë e përgjimit të Agron Xhafajt

Pesë minutat e Babales në lokalin e Xhafajt, rrëfimet për momentin e përgjimit

Të këshilluara

Nis verifikimi i pasurisë për Agron Xhafajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar jashtë vendit për një analizë shkencore audiopërgjimin që dorëzoi në gjykatë gazetari Jetmir Olldashi. Duke krahasuar z...

14:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI