Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Robert Berisha krenar për Era Istrefin

Lapsi.al 23 May 2018
Robert Berisha krenar për Era Istrefin

Nuk e ka fshehur për asnjë moment krenarinë dhe vlerësimin për motrën e bashkëshortes së tij, Era Istrefi! Sidomos, pas zhvillimeve të fundit, ku është konfirmuar lajmi se këngëtarja shqiptare do të jetë zyrtarisht zëri që do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit, Rusi 2018-të, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, Robert Berisha ka vendosur të flasë publikisht për këtë arritje profesionale në karrierën e kunatës së tij.

Këtë gjë, e ka bërë përmes rrjeteve sociale, por duket se menjëherë pas deklaratës së tij, ai ka nxitur një tymnajë thashethemesh dhe debatesh në lidhje me këtë çështje. Ndaj, vet Roberti është ndjerë i detyruar që të bëj një sqarim publik në të cilin shkruan: "Nuk kam asgjë kundër Dua Lipës, Rita Orës, apo Majlinda Kelmendit. Përkundrazi, ndihem krenar për të gjithë shqiptarët që kanë ecur përpara dhe na kanë zbardhur fytyrën, por Era Istrefi është artisja e parë nga Kosova që me kompozim dhe tekst të sajin do të shkojë shumë shumë larg. Duhet të kënaqemi dhe jo të xhelozojmë. Rroftë Kosova, o motra  dhe vëllezër", ka cilësuar ai në postimin e parë.

Ndërsa, më vonë ka publikuar një tjetër foto në instastory ku shkruan: "Bac, u kry"!

Nuk ka dyshim që për të dhe komplet familjen Istrefi, ky angazhim i ri për Erën është një tjetër super arritje në tregun ndërkombëtar të muzikës. Dhe kjo na bën të gjithëve të ndihemi krenar!

Të këshilluara

Kim K publikon foton tërësisht nudo (FOTO)

Kim ka postuar ditën e sotme në Instagramin e saj një tjetër foto nudo për te promovuar një aromë të re të parfumit të saj KKWBODY. 37- vjeçarja duket sikur ...

15:08

Mediat serbe sulmojnë Era Istrefin

Prej pak ditësh është bërë i ditur lajmi se Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam do të këndojnë këngën zyrtare të Kampionatit Botëror të Futbollit....

14:19

Njihuni me Miss America 2018-të

Sarah Rose Summers nga Nebraska “mundi” 50 femra të tjera në konkursin e Miss Amerika këtë vit. 23-vjeçarja nga Omaha do të përfaqësojnë SHBA në garën e Miss...

13:44

Familja jep detajet e funeralit të Aviciit

Gati një muaj më parë u nda nga jeta DJ-i me famë botërore, Avicii. Një humbje e madhe kjo për artin që u bë kryefjalë e mediave botërore. Së fundmi ka qenë ...

13:18

Ndahet nga jeta aktori Clint Walker

Aktori Clint Walker është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare. Gruaja dhe bija e tij i qëndruan pranë në momentet e fundit këtë të hënë, sipas burimeve të af...

12:16

Michelle Obama:Më diskriminonin nga ngjyra

Michelle vjen nga një e shkuar e vështirë, kryesisht për shkak të diskriminimit që i është bërë sepse ishte një vajzë me ngjyrë. Ish-zonja e parë e Amerikës ka ...

11:51

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI