Flash

Departamenti i Shtetit ngre alarmin: Diplomatët amerikanë në Kinë të rrezikuar nga sulme zanore

Lapsi.al 23 May 2018
Departamenti i Shtetit ngre alarmin: Diplomatët amerikanë në

Departamenti amerikan i Shtetit ka udhëzuar stafin e tij në Kinë të njoftojnë për çdo tingull anormal apo probleme me shikimin që mund të hasin, pasi një nëpunës i Konsullatës së SHBA-ve në Guangzhou u raportua me simptoma misterioze.

Personi në fjalë pati “ndjesi të mprehta dhe të paqarta, sigurisht të pazakonta, të zhurmave dhe presionit”, thuhet në komunikatën e DASH.

Kjo nuk është hera e parë që stafi i ambasadave amerikane provon diçka të ngjashme. Shtetet e Bashkuara kanë denoncuar edhe më herët se diplomatët e tij në Kubë kanë pësuar simptoma të së njëjtës natyrë, pas një sulmi të dyshuar zanor të fortë.

Marrëdhëniet Kinë-SHBA janë tendosur së fundi, deri në atë pikë sa të kërcënohen edhe me një luftë tregtare. Gjithsesi, Shtetet e Bashkuara nuk e akuzojnë deri më tani Kinën, të fshihet pas këtij problemi.

Një zëdhënës i Ambasadës u tha medieve amerikane se nëpunësit kishin pësuar një lëndim të lehtë traumatik të trurit teksa punonin në Konsullatën amerikane në qytetin e Guangzhout.

“Nuk e dimë momentalisht çfarë i shkaktoi simptomat e raportuar, e nuk jemi në dijeni të situatave të ngjashme diku tjetër në Kinë, qoftë brenda apo edhe jashtë komunitetit diplomatik”, lexohet në deklaratën e DASH, që përktheu Top Channel. “Qeveria amerikane i ka marrë seriozisht këto raportime dhe ka informuar stafin zyrtar në Kinë mbi këtë ngjarje”, vijon më tej komunikata.

Të këshilluara

Alarm për bombë në Vatikan

Një alarm për bombë në një bankë në afërsi të selisë së shenjtë ka alarmuar forcat e sigurisë. Një bankë pranë Vatikanit është evakuuar mëngjesin e kësaj të ...

15:40

Koment/ Rreziku që na vjen nga neonazizmi

Evropa ka nevojë për një kulturë të përbashkët kujtese dhe ajo mund të jetë vetëm antifashiste. Kjo e përjashton të menduarin pozitiv për bashkëpunëtorët e nazi...

20:58

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI