Flash

Vëzhgim/ Mirë me Agron Xhafën, po me hashashin ç'bëhet ?

Lapsi.al 22 May 2018
Vëzhgim/ Mirë me Agron Xhafën, po me hashashin

Mirë, le ti besojmë për një çast versionit të Edi Ramës. Le ta marrim të mirëqenë se audiopërgjimi me vëllain e Ministrit të Brendshëm është i manipuluar. Le të bindemi për portretizimin që socialistët i bëjnë dy figurave kryesore të këtij investigimi. Le t'i japim të drejtë kryeministrit në portretizimin qesharak që i bën Babales, të cilin e njihka e gjithë Vlora për profilin jo serioz. Le ta pranojmë njollosjen që mëkëmbësit e tij i bëjnë gazetarit Jetmir Olldashi duke e vizatuar si një njeri që ka më shumë afinitet me punët e kanalizimeve sesa me gazetarine investigative, më shumë afinitet me PD-në, sesa me të vërtetën.

Të gjitha këto, sikur t'i merrje për të mirëqena do shpinin në konkluzionin e pakthyeshëm se audiopërgjimi është një manipulim. Se ai nuk është kurrë zëri i vëllait të ministrit. Se ashtu sikurse tha Edi Rama të hënën në ABC ajo është një punë e kryer nga struktura të dyshimta për të shkatërruar imazhin e një njeriu, që po lufton krimin dhe që bëhet për të penguar rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Pranimi i të gjithë këtyre pandehmave dukej sikur do ta lehtësonte pozitën e qeverisë nga skandali i audio përgjimit.

Por e vërteta është ndryshe.

Investigimi i transmetuar dje në Ajzberg tregoi një faqe që i fshihet publikut. Të dy personazhet, pra edhe ai qe nuk ka lidhje me gazetarinë edhe ai që trajtohet si një burgaxhi qesharak, vetëm brenda një dite, në tre vende që shkelën vërtetuan se Vlora është një depo e stërmadhe hashashi. Se aty mund të gjesh bar kudo, në sasinë që do dhe me një lehtësi ulëritëse.

Pra ajo që pamë dje në Ajzberg me audio dhe video është shumë e rëndë. Edhe sikur vetëm aq të jetë e vërtetë. Edhe sikur Agron Xhafa dhe i vëllai të mos jenë fare të përfshirë në atë histori. Le te kujtojmë se rregjistrimet e transmetuara mbrëmë janë bërë sipas të gjitha dëshmive në fund të tetorit. Pra në një kohë kur kryeministri i kishte bërë deklaratat pompoze se e kishte fituar luftën me kanabisin, madje kishte falenderuar edhe opozitën në kontributin për këtë fitore. Ato pamje ishin xhiruar pas këtyre gënjeshtrave të thëna me pompozitet në parlament dhe qoftë dhe vetëm ato do të ishin të mjafta për të na dëshmuar se rilindja na ka gënjyer për herë të disatë.

©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=Fl5LZaMo6Q4&feature=youtu.be

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI