Flash

Si vdiq Adolf Hitler? Ekspertët shuajnë çdo dyshim...

Lapsi.al 22 May 2018
Si vdiq Adolf Hitler? Ekspertët shuajnë çdo dyshim...

Nuk ka më asnjë dyshim se ish-diktatori nazist gjerman, Adolf Hitler është vetëvrarë në bunkerin e tij në Berlin në vitin 1945. Dyshimet se ai u arratis fshehurazi drejt Amerikës Latine dhe se trupi i gjetur në bunker nga rusët ishte i një prej sozive të tij, i hedh poshtë ekspertiza e kryer së fundi nga një grup shkencëtarësh francezë.

Sipas rezultateve të publikuara në revistën shkencore “European Journal of Internal Medicine”, Hitleri ka humbur jetën nga helmimi me Cianid dhe një plumb në kokë. Mbetjet e cianurit u gjetën në dhëmbët e tij, që ruhen në arkivat shtetërore ruse, për të cilat nuk ka asnjë dyshim që janë autentike. Në dhëmbët e tij nuk kishte gjurmë mishi, çka e forcon edhe më shumë faktin që ato kanë qenë të Hitlerit, pasi udhëheqësi nazist ishte vegjetarian.

Ekipi francez kreu ekspertizën në vitin 2017, pasi autoritetet ruse lejuan për të parën herë që prej 73 vitesh, ekspertë të huaj mjekoligjorë të kryenin verifikime në eshtrat e tij. Një përkthyese e ushtrisë ruse i dërgoi dhëmbët e Hitlerit nga bunkeri i Berlinit në Moskë në vitin 1945.

Për të parën herë, shërbimi sekret rus FSB lejoi ekspozimin e tyre në vitin 2000 në Moskë. Hitler u vetëvra në 30 prill 1945 në bunkerin e tij në Berlin, teksa ushtria ruse ndodhej në portat e Berlinit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI