Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Pro dhe kundër/ Të gjitha pikëpyetjet për vërtetësinë e përgjimit të Agron Xhafajt

Lapsi.al 22 May 2018
Pro dhe kundër/ Të gjitha pikëpyetjet për

I gjithë debati për audio përgjimin që e ka ndarë opinionin publik në dy kampe, është reduktuar në një pyetje themelore politike: A ka bërë trafik droge Agron Xhafaj ndërkohë që vëllai i tij ishte ministër i Brendshëm? Për të ndriçuar këtë dilemë, përplasja po zhvillohet rreth një fakti që nuk mund të jetë i ndërmjetëm: a është origjinal apo i manipuluar incizimi i zërit të Agron Xhafës në bisedën e tij 5 minutëshe me ish të dënuarin tjetër, Albert Veliu. Në pamundësi të disponimit të një prove shkencore, që e zgjidh këtë çështje përfundimisht, Lapsi.al ka bërë një bilanc me të gjitha dyshimet që rëndojnë mbi versionet e palëve, asaj që mbron PD dhe e vërteta që mbron PS.

Lexo më tej:

Një rrugë për të kuptuar të vërtetën për dosjen Xhafa

Ato që çalojnë në versionin e qeverisë…

Pse u dorëzua?

Pse Agron Xhafaj që nuk ishte dorëzuar në Itali për 15 vite me radhë për të kryer dënimin, vendosi të shkojë menjëherë drejt gadishullit Apenin, sapo doli përgjimi. A është kjo një provë se ai nuk mund të qëndronte më këtu për t'u ballafaquar me këtë fakt të ri? Pse ai shkoi në prokurori pa i hyrë gjemb në këmbë, bëri denoncimin për Albert Veliun, depozitoi zërin e tij dhe u largua drejt vendit fqinj, pa kryer asnjë nga proceduart e dorëzimit që duhet të kryejë një i dënuar në vend tjetër? Të gjitha këto ngrenë dyshimet se ai u zhduk nga qeveria për të mos krijuar më shumë probleme sesa kishte krijuar deri më tani.

Ku e njihte policia Albert Veliun pa i dalë ende emri?

Një dyshim tjetër flagrant është ndalimi nga policia i Albert Veliut, ende pa u shfaqur nga PD me zë dhe figurë emri i tij. Kjo gjë tregon se policia e dinte që sapo u transmetua audiopërgjimi se njeriu që pretendohej se kishte folur me Agron Xhafën ishte ai. Një burim i Lapsi.al konfirmon se prokurori, ku Agroni kishte depozituar kallzimin për përgjim të rremë, ishte informuar nga Xhafa se ate e kishte bërë Veliu. Kjo shton ndjeshëm dyshimet se Xhafa e dinte mirë se kush kishte tentuar ta fuste në kurth dhe se ndoshta me kë ka biseduar realisht. Kjo pandehmë e bën edhe më të dobët pretendimin për një përgjim të manipuluar.

Si e bëri Rama ekspertizën e përgjimit?

Shumë skepticizëm ka ngjallur edhe këmbëngulja e Ramës për të bërtitur i pari se regjistrimi është i manipuluar. Kryeministri vazhdon të mos e tregojë emrin e laboratorit të huaj, që ka mbërritur në këtë përfundim dhe, as mënyën se ku i ka gjetur për t'i krahasuar zërat e personazheve që kryen bisedën.

Në një intervistë në ABC news ai pretendoi se i ashtuquajturi laborator ka arritur në këtë përfundim nga analizimi i asaj që ishte incizuar nga trasmetimi televiziv. Por specialistë të fushës thonë për lapsi.al se një përgjigje shekencore është e pamundur të dalë nga një mostër e tillë. A mos ka gënjyer edhe këtu Rama, ashtu siç ka bërë edhe në raste të tjera, për të fituar kohë pas valës së parë të sulmit?

***

Të gjitha sa më lart janë disa dyshime që lindin po ta vendosësh kamerën për të qëmtuar defektet e versionit të qeverisë. Por nga ana tjetër, edhe po ta drejtosh atë për të parë defektet e versionit që mbron PD, tabloja e saj nuk është pa të meta.

A është tërhequr pak PD-ja?

Së pari, për sa i përket metodës së komunikimit, duket sikur opozita që e shpërtheu këtë çështje me bujë, duke nxjerrë në tribuna Bashën, Bardhin, Alibeajn, është tërhequr pak dhe po e trajton si një investigim mes gazetarit Jetmir Olldashi dhe dëshmitarit Albert Veliu.

Loj gazetarësh apo politikanësh?

Së dyti, ajo që pretendohet si një investigim gazetaresk, është më tepër një aksion me shtysë politike. Ajo ka lindur nga PD dhe u publikua pres saj. Kjo natyrisht nuk përjashton automatikisht vërtetësinë e pohimeve, por fakti se kur një gjë kërkohet të shitet për një tjetër, i shton dyshimet.

Edhe vetë versionet që tregojnë Albert Veliu dhe Olldashi, shpesh janë kontradiktore. Emblematike mbetet intervista e mes tyre kur i pari e pyeste të dytin: “Kush e bëri përgjimin?”. Dhe vetëm një ditë më pas pohuan se e kishin bërë bashkë.

Kush i pa duke folur Xhafën me Veliun?

Së treti, dyshimet më të mëdha janë në faktin se gazetari Jetmir Olldashi ka pranuar të hënën në “Opinion” se ai nuk ka qenë prezent në momentin kyç të ngjarjes, pra në atë kur pretendohet se takohen së bashku Xhafaj me Veliun. Megjithëse ai konfirmon bisedën telefonike me numrin e Xhafës, futjen në lokalin e këtij të fundit dhe faktin që Veliu aty ishte i njohur, ai nuk vë dorën në zjarr se i ka parë të dy personazhet të flasin me njëri- tjetrin. Kështu që deri sa të zbardhet vërtetësia e përgjimit nga një agjensi e besueshme ndërkombëtare, ne do të kemi fjalën e një të dënuari për trafik, kundër fjalës së një të dënuari tjetër për trafik. Të dy kanë nga mbrapa dy partitë më të mëdha të vendit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI