Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Cara Delevigne:E dua Rita Orën, më vjen mirë që foli për seksualitetin e saj

Lapsi.al 22 May 2018
Cara Delevigne:E dua Rita Orën, më vjen mirë që foli

Rita Ora së bashku me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX kanë publikuar këngën “Girls”.

Këngëtarja shqiptare, Ora tregoi se teksti i këngës është i bazuar në përvojën private dhe personale.Në një intervistë zbuloi se në një kohë ka qenë e dashuruar edhe në një vajzë, duke mos zbuluar identitetin e bukuroshes.Mediat atëbotë kishin raportuar se bëhet fjalë për modelen Cara Delevingne, e cila së fundi ka folur për mediat e huaja.

“Dua të them, i dua të gjithë ata artiste te këngës. Mendoj se është një këngë vërtet e mrekullueshme”, tha Delevingne për revistën Paper.“Nuk mendoj se ka ndonjë gjë të gabuar në këngë. Mendoj se nuk është e drejtë të tregosh gishtin. Më pëlqen Rita. Unë mendoj se ajo është një artiste e mrekullueshme dhe gjithmonë e mbështes atë në atë që ajo bën”, tha ajo.Delevigne pohoi se nuk ka asgjë të keqe nëse 27-vjeçarja e ka pranuar një gjë të tillë dhe se është për t’u duartrokitur.

“Unë nuk mendoj se është e gabuar të thuhet se nuk është mirë të flitet për një përvojë jetësore . Ajo është duke u krenuar për diçka dhe pa probleme po e thotë”, tha në fund bukuroshja.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI