Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Akuza e këngëtarit italian: Strakosha portieri më i dobët i Serie A

Lapsi.al 22 May 2018
Akuza e këngëtarit italian: Strakosha portieri më i dobët i

Zhgënjimi i tifozëve të Lazios pas humbjes ndaj Interit është ende i madh. Muzikanti italian, Tommaso Paradiso, tifoz i Lazios bëri një sërë komentesh në rrjetet sociale pas ndeshjes. Në njërin prej tyre ai bënte akuza të forta ndaj portierit shqiptar, Strakosha.

“Futbolli nuk është i çuditshëm. Ndodhi ajo që duhej të ndodhte. Luajmë me portierin më skarco në Serinë A (Strakosha). Ai nuk del kurrë nga porta e tij. Më pas edhe ai 11-metërsh i shkaktuar nga De Vrij. Shumë i çuditshëm”, - shkruante Tommaso Paradiso.

Në plan të parë, këto fjalë dukeshin sikur muzikanti italian nënkuptonte ndonjë komplot nga ana e Lazios për të lënë Interin në Champions. Por, Paradiso sqaron: “Nuk jam tip që beson te komplotet. Thashë vetëm atë që mendoja mbi faktin se gjithë ai presion mbi De Vrij do të pasqyrohej në fushë”, - tha kantautori italian, Tommaso Paradiso.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI