Flash

Presidenti i Iranit i përgjigjet SHBA: Kush jeni ju që të vendosni për Iranin dhe botën?

Lapsi.al 21 May 2018
Presidenti i Iranit i përgjigjet SHBA: Kush jeni ju që të

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të marrin vendime për vendin e tij.

“Kush jeni ju që të vendosni për Iranin dhe botën? Bota sot nuk pranon që Amerika të vendosë për të, vendet janë të pavarura, ajo kohë ka marrë fund”, u shpreh Rohani.

Rohani i bëri këto komente pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, kërkoi nga Republika Islamike që të bëjë ndryshime të thella, nëse dëshiron t’i hiqen sanksionet amerikane.

Pompeo tha sot se Shtetet e Bashkuara do t’i vënë Iranit “sanksionet më të fuqishme në histori”. 

Në një fjalim në Uashington, Pompeo tha se Irani “do të luftojë për të mbajtur gjallë ekonominë” pasi sanksionet të hynë në fuqi.

Këtë muaj, presidenti amerikan, Donald Trump, ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Me këtë marrëveshje, të nënshkruar në vitin 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Republika Islamike është pajtuar të frenojë aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Pompeo tha se Irani i ka shfrytëzuar paratë që ka fituar pas heqjes së sanksioneve për të financuar grupet terroriste dhe shtoi se Irani duhet të bëjë “ndryshime të mëdha” nëse do që SHBA t’i heqë të gjitha sanksionet kundër tij.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Sekretari amerikan i Shtetit: Irani do të përballet me sanksionet më të fuqishme në histori 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI