Flash

Maduro fiton sërish zgjedhjet në Venezuelë

Lapsi.al 21 May 2018
Maduro fiton sërish zgjedhjet në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u shpall të dielën fitues i zgjedhjeve presidenciale nga autoriteti zgjedhor, me gati 68% të votave, pas numërimit të thuajse pjesës më të madhe të kutive të votimit.

Presidenti socialist fitoi 67,7% të votave kundrejt 21,2% të kundërshtarit të tij kryesor, Henri Falcon, i cili hodhi poshtë procesin zgjedhor, njoftoi presidentja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor (CNE) Tibisay Lucena, duke konfirmuar për një ‘’tendencë të pakthyeshme’’. 

Pak më herët, Henri Falcon denoncoi mungesën e legjitimitetit të këtij procesi zgjedhor dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja para fundit të vitit.

‘’Nuk do të njohim këtë proces zgjedhor, për ne nuk ka patur zgjedhje. Një proces i ri zgjedhor duhet të organizohet në Venezuelë”, u shpreh ai gjatë një konference shtypi, duke akuzuar qeverisë se ka ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI