Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Gënjeshtrat që i dolën dyshes Rama-Xhafaj nga investigimi i gazetarit Olldashi

Lapsi.al 21 May 2018
Gënjeshtrat që i dolën dyshes Rama-Xhafaj nga investigimi i

Fushata e linçimit të gazetarit Jetmir Olldashi dhe dëshmitarit, Albert Veliu është në kulmin e saj dhe ka përfshirë të gjitha mediat e qeverisë. Duke gjetur një gabim llogjik në intervistën me dëshmitarin, një gabim në punën e gazetarit apo një "njollë" në të shkuarën e të dyve bashkë, tentohet të forcohet ideja se skandali u shpik nga hiçi.

Vërtet, investigimi mbi Agron Xhafajn ka momente të dyshimta që ia dëmtojnë besueshmërinë dhe pika më e dobët është mënyra si u prezantua në publik, jo si produk i pastër gazetaresk, por si pjesë e aksionit politik të mirëmenduar nga PD.

Por sado gabime dhe pika të errëta t'i gjesh investigimit të Jetmir Olldashit, sado t'ia ketë ulur besueshmërinë përdorimi politik, sado mëkate t'i gjejnë urithët që gërrmojnë të shkuarën e kolegut, përsëri Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj e kanë humbur betejën përballë opinionit publik.

Ndoshta për shkak të një skeme, çuditërisht inteligjente, që u thur në selinë e PD dhe që e çoi Xhafajn dhe Ramën drejt një serie gënjeshtrash dhe pozicionesh kompromentuese.

Sepse nga PD nuk dolën të gjitha materialet njëherësh. Duke i nxjerrë materialet një e nga një, PD i dha kohë dyshes Rama-Xhafaj të reagojë dhe të gënjejë, siç u kuptua më vonë.

Lapsi.al ka renditur disa nga momentet kur Rama dhe Xhafaj tentuan të fshehin të vërtetën apo u vunë në pozicione të dyshimta në lidhje me historinë e Agron Xhafajt, për të cilin u bënë pjesë e një alibie bazuar mbi mashtrime dhe që i implikon të dy.

1) Fatmir Xhafaj mbajti për më shumë se 5 vjet të fshehtë dënimin e të vëllait, megjithëse u akuzua vazhdimisht nga media dhe opozita për këtë çështje. Ai gënjeu në parlament kur bënte sikur nuk dinte gjë për dënimin dhe sfidonte opozitën ta gjente atë vendim.

“Nga maji i këtij viti (2017) ju u bëtë pushtetarë në dy ministritë kryesore të ligjit, në atë të Brendshme dhe atë të Drejtësisë, ministra që u emëruan personalisht nga kryetari juaj dhe janë dyja ministritë ku janë faktet dhe provat kombëtare dhe ndërkombëtare nëse ka të tilla. Po çfarë bëtë këto 4 muaj? Si nuk gërmuat xhanëm dhe ti zbulonit? Ku kishte rast më të mirë të më kryqëzonit me fakte dhe prova sipas jush!

Fatmir Xhafaj, 12 Shtator 2017, Parlament 

Pasi PD nxorri vendimin e dënimit, ai pranoi se dokumenti ka qenë online dhe ishte lehtësisht i gjendshëm nga kushdo i interesuar.

"Vendimi i gjykatës italiane, lehtësisht i gjendshëm edhe online, i ditur dhe i njohur prej vitesh prej tyre dhe prej kujtdo tjetër të interesuar, shqiptar apo partner ndërkombëtar, i publikuar dhe i stërpublikuar në mediat prane tyre, ka ridalë sot si e vetmja armë kundërshtie mesa duket ndaj meje, sot si Ministër i Brendshëm"

Fatmir Xhafaj, 9 Maj 2018, Ministria e Brendshme

Me këto deklarata, u kuptua se Xhafaj kishte mbajtur të fshehtë për gati 5 vjet të vërtetën për të vëllain, megjithëse thoshte se nuk mbante përgjegjësi për të.

2) Kryeministri Edi Rama jo vetëm nuk e tregoi dënimin e Agron Xhafajt, por e lavdëronte atë. Në gusht të 2016, Rama gënjente shqiptarët, kur i quante "histori të pavërteta" përfshirjen e tij në trafik droge.

“Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezueliane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj: Eshtë vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!”

Edi Rama, Gusht 2016, deklaratë në rrjetet sociale

Vendimi përfundimtar që e dënonte Agron Xhafajn me 7 vjet e 2 muaj burg ishte marrë në shtator të vitit 2012 nga Gjykata e Leçes në Itali.

3) Një gënjeshtër e dalë boje tashmë është ajo e agjensisë që bëri brenda një dite analizën e përgjimit të bisedës mes Agron Xhafajt dhe Albert Veliut. Gënjeshtrës që e nxorri i pari Rama, iu bashkua edhe Fatmir Xhafaj.

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një ndër laboratorët më seriozë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton. Po bëj një parantezë, jo për të bërtitur montazh-montazh. Po më mjafton për t’iu thënë juve se nuk jemi përpara një akti kompromentues të ministrit të Brendshëm po akti mashtrimi të një materiali autentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe shkatërrimi i segmentit të fundit për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE"

Edi Rama 16 Maj 2018, në mbledhjen e grupit të PS-së

"Audio përgjimi i servirur me pompozitet publikut është një sajesë e plotë. Nga fillimi deri fund. Është një manipulim dhe i bërë keq, madje".

"Është e vërtetë që kanë bërë një vlerësim të asaj audio, në Agjenci shumë të njohura ndërkombëtare, me përgjigjen e të cilës jam njohur dje, dhe sot jam këtu për ta thënë këtë"

Fatmir Xhafaj, 16 Maj 2018, Ministria e Brendshme

Por pasi dëgjuan dëshmitë e skafistit dhe gazetarit, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk folën më për analizën shkencore të përgjimit dhe as nuk e dorëzuan në prokurori këtë "analizë shkencore". Përkundrazi, Rama tha se do të presë provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria.

4) Tani që jemi njohur me dënimin e të vëllait në Itali, del se pozicioni i Fatmir Xhafajt si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, është i kompromentuar. Duke ditur se i vëllai ishte subjekt i ligjit për ekstradimin, Xhafaj ushtroi të gjitha detyrat dhe të drejtat që i dha pozicioni i tij si kryetar komisioni, edhe gjatë hartimit të nenit për ekstradimin në Kodin e Procedurës Penale.

Pa i hyrë akuzave të opozitës që pretendon falsifikimin e pikës f të nenit 491, duhet thënë se prania e Fatmir Xhafajt në mbledhjet e Komisionit të Ligjeve, kur diskutohej ekstradimi, e vendos automatikisht atë në konflikt interesi.

Për të kuptuar çfarë zgjedhje do të bënte në Komisionin e Ligjeve, nëse prekej i vëllai, vlen të kujtohet qëndrimi që mbajti si Ministër i Brendshëm.

"Ishte një 25-vjeçar i gjendur në vendin e gabuar dhe nën shoqërinë e njerëzve të gabuar" e gjykoi Fatmir Xhafaj, nga foltorja e Ministrisë së Brendshme.

Kuptohet se para se të jetë Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zgjedh të jetë një vëlla i dhembshëm.

5) Fatmir Xhafaj deklaroi në 9 Maj nga foltorja e Ministrisë së Brendshme se as ai, asnjë familjar i tij nuk do të ishte mbi ligjin.

"Cilido në këtë vend, përfshi dhe mua apo familjarët e mi nuk është mbi ligjin. Por ajo çfarë është më e rëndësishme është fakti se kjo qeveri nuk i siguron dhe nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt. As mua!"

Fatmir Xhafaj, 9 Maj, Ministria e Brendshme

Por kur u pyet nga gazetarët nëse ishte apo nuk ishte subjekt i ligjit Antimafia, Fatmir Xhafaj dha një përgjigje të çuditshme, që do të shastiste çdo jurist me një minimum ndërgjegje.

"Në kuptim teorik të ligjit po, në kuptim praktik jo. Përsa kohë që nuk ka ende një çështje të tillë dhe nuk ka një akuzë të tillë"

Fatmir Xhafaj, 16 Maj, Ministria e Brendshme

Për shkak të këtyre spërdredhjeve që bënë Rama dhe Xhafaj, është krijuar bindja tashmë se këta të dy këta nuk ishin në anën e të vërtetës, përkundrazi bënë çmos ta fshehin atë, megjithëse flitet për trafik droge. Dhe këta nuk janë as skafistë, as gazetarë, as qytetarë të thjeshtë, por njëri kryeministër dhe tjetri Ministër i Brendshëm, dy njerëzit që ne i kemi besuar qeverisjen e vendit, sigurinë e vendit, taksat etj.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI