Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Humbja e Lazio, kritika për Strakoshën: Ku gaboi portieri shqiptar

Lapsi.al 20 May 2018
Humbja e Lazio, kritika për Strakoshën: Ku gaboi portieri shqiptar

Dështimi i Lazio përballë Interit në ndeshjen e fundit të Serie A është pasur me kritika për skuadrën e trajnerit Inzaghi. Nuk u ka shpëtuar kritikave edhe portieri shqiptar Thomas Strakosha.

“Eurosport” e vlerëson me një notë të ulët, 5.5 duke shkruar: “U mposht 3 herë dhe në rastin e golit të dytë ka faj për mënyrën se si e largoi topin nga zona duke ua dhënë kundërshtarëve. Jo mirë”.

“Roma Today” e vlerëson Strakoshën me notën 5.5. “Shqiptari, pas një ndeshje ndeshjeje të mirë me Atalanta u paraqit keq në ndeshjen me Crotone. Kritikat e vendosën në vështirësi përpara ndeshjes me Interin dhe për këtë shkak tifozët e inkurajuan përpara takimit në “Olimpico” për ta karikuar.

I kujdesshëm te disa goditje të Vecino dhe Candreva, por i pasigurt në golin e D'Ambrosio ku fillimisht priti mirë, por më pas u ngatërrua. Gaboi edhe në mënyrën e rinisjes së topit në rastin që pasoi me penalltinë e Interit” – shkruan “Roma Today”.

“Lazionews24”, një portal pranë klubit bardheblu e vlerëson me një notë edhe më të ulët, 5 duke shkruar: “Pak reagues në golin e parë të Interit. Gabon në rastin e penalltisë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI