Flash

VIDEO/ 1.6 milionë euro fustane për nusen, shqiptari nga Lezha habit miliarderët në Francë

Lapsi.al 19 May 2018
VIDEO/ 1.6 milionë euro fustane për nusen, shqiptari nga Lezha habit

Në panoramën magjepsëse të Rivierës franceze, resorti luksoz Cap Roc mikpriti për të 25-tin vit radhazi të ftuarit VIP të eventit më glamuroz të bamirësisë në botë.

Ndër 12 ditët e festivalit të Kanës, AmFAR Gala, na befason gjithnjë me paraqitjet super elegante të yjeve në tapetin e kuq. Aktorja Kristen Steëart, supermodelet Irina Shayk, Heidi Klum, Alessandra Ambrosio apo Adriana Lima, ishin vetëm disa prej pjesëmarrësve që çmendën dhjetëra fotografë nga e gjithë bota.

Dhe sigurisht, Bleona Qerreti. Shqiptarja e skandaleve në tapetin e kuq, nuk mungoi as këtë herë në mbrëmjen-ankand. Me një fustan të tejdukshëm ngjyrë floriri, 38-vjeçarja as ketë radhë nuk la vend për të imagjinuar.

Siç mund ta dini, Bleona nuk është e vetmja shqiptare që bën namin në media, sapo del në një tapet të kuq të huaj. Vitet e kaluara, në AmFar-in e Kanës janë parë dhe Angela Martini dhe Aurela Hoxha.

Por, përpos rrezëllitjes së fustaneve dhe stolive, shkëlqimi i vërtetë i personazheve, matet me donacionet që kryejnë për luftën kundër AIDS-it.

Akti i parë i bamirësisë është blerja e biletës, që nis nga 15 mijë euro për kategorinë e mbështetësve të kauzës, në 30 mijë euro për të shënuar emrin në listën e “padronëve” të mbrëmjes.

Më të privilegjuar janë kategoria e bamirësve, 115 mijë euro, të cilëve u rezervohet një tavolinë dyshe. Shifrat variojnë deri në 570 mijë euro për të rezervuar një tavolinë prej 12 personash, privilegj që vjen bashkë me detyrat si organizator.

Këtë vit, mes organizatorëve ishin disa nga ikonat e artit dhe të modës, që nga super modelja Lara Stone, aktorja e Hollyëood-it Aishëarya Rai, e pamposhtura e filmave aksion Milla Jovovic, apo drejtuesja e perandorisë Versace, Donatella.

E megjithatë, niveli më i lartë i bamirësisë në AmFAR Gala i takoi fituesve në 11 ankandet për 11 objekte apo vepra të rralla. Biznesmenë e filantropë, e hapën “thesin” e parave për makina luksoze si McLaren 570 S Spider, apo vepra arti siç ishte portreti që aktori Pierce Brosnan, i kishte projektuar legjendës së muzikës country, Bob Dylan. Oferta fituese? 1,2 milion euro!

Një prej relikeve më të përfolura të ankandit ishte edhe koleksioni i peliçeve të aktores më vanitoze në historinë e Hollywood-it, Elizabeth Taylor. U shit për 425 mijë euro!

Mes 11 blerësve të shfrenuar, besojeni ose jo, por ai që surprizoi jo vetëm miliarderët botëror, qe një i ri nga Lezha. Roland Lekaj, i njohur për pozat joshëse si model në revistat aziatike, ofroi shifrën më të lartë për koleksionin e përbërë nga 31 fustane të Carine Rotfield. Për 1.6 milion euro, Roland Lekaj mori bonus dhe nga një puthje nga super modelet e momentit.

“…dhe gruaja krijoi gjithçka”, ishte titulli i sfilatës speciale, ku parakaluan modelet më të paguara të momentit. Një tribut për lëvizjen “MeToo”, që përpiqet t’i japë forcë zërit të grave të abuzuara.

Por, nëse pyesni veten se ç’do të bëjë Rolandi me 31 fustanet, mos u shqetësoni! Modeli shqiptar është prej vitesh i martuar me sipërmarrësen kineze Yu Wenhong, presidente e një prej markave më të njohura të kozmetikës në Azi.

“Ankandi zgjati rreth 15 minuta, por unë s’mund të përshkruaj me fjalë atë që përjetova atë natë. Pavarësisht shumës, unë isha i bindur që atë blerje do ta bëja për nusen time dhe ato para t’i dërgoja për bamirësi. Me AmFAR më ka lidhur nusja ime e cila shkonte vazhdimisht në këtë eveniment. Unë shpresoj të ketë sa më shumë njerëz që të bëjnë këtë gjë siç e bëra unë apo siç bëjnë shumë të tjerë për të ndihmuar njerëzit të cilët vuajnë nga SIDA apo sëmundje të tjera”, tha Roland Lekaj në një intervistë ekskluzive për “Jo Vetëm Modë“, në Tv Klan.

E njohur në Evropë me emrin Tereza, pra, si Nënë Tereza, Yu ka zënë vend mes shumë personaliteteve të angazhuar në vepra bamirësie. Bashkë me të edhe Rolandi, vitet e fundit është nga pjesëmarrësit që nuk mungojnë asnjëherë në mbrëmjen AmFAR.

Këtë herë në Cap- Roc, kinezja Yu u shfaq krah shqiptarit me një fustan të pazakontë.

AmFAR, mbetet eventi më i rëndësishëm ku prania e yjeve të artit nuk kalon, vetëm sa për të mbushur faqet e revistave me lajme spektakolare. /tvklan.al

https://youtu.be/9vmhhzXI-QM

Të këshilluara

Alec Baldwin, baba për herë të katërt

Alec Baldwin dhe bashkëshortja 36-vjeçare, Hilaria, u bënë prindërit për herë të katërt. Aktori amerikan, i njohur për filmat në Mission Impossible, Pearl Ha...

15:24

Si u veshën yjet në mbrëmjen gala në Kanë

Është mbajtur mbrëmjen e djeshme në “Cannes”, mbrëmja speciale gala e “amfAR” ku çdo vit, personazhe të njohura nga e gjithë bota parakalojnë në Tapetin e Kuq d...

12:10

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI