Flash

Gjithçka që nuk duhet humbur nga lamtumira e Buffonit në Torino dhe letra e tij për tifozët(Fotot)

Lapsi.al 19 May 2018
Gjithçka që nuk duhet humbur nga lamtumira e Buffonit në Torino

Ndeshja e fundit e edicionit 2017/18 nuk ishte vetëm një mundësi për ta festuar titullin e shtatë më radhë në Serie A dhe Kupën e Italisë për herë të katërt më radhë por edhe dita e fundit për Buffonin. Portieri legjendar i dha lamtumirën Juves pas plot 17 vjeteve. Ai nuk ka vendosur ende nëse do t'i varë dorezat apo të luajë për ndonjë klub tjetër.

Buffon luajti për 63 minuta para se të zëvendësohej. Pasi përshëndeti lojtarët në fushë ai minutat e mbetura të ndeshjes i kaloi duke e përshëndetur një pjesë të tifozëve. Gianluigi Buffon i dha lamtumirën Juventusit me një fitore prej 2-1 ndaj skuadrës tashmë të rënë nga Serie A, Hellas Verona të shtunën.

Para ndeshjes Gianluigi Buffon i ishte drejtuar tifozeve të Juves me një letër:

“6111 momente të mbushura me pasion. Gëzime, lot, disfata dhe triumfe.

“Faleminderit. Faleminderit të gjithëve. Të gjithë ju keni kontribuar duke e bërë jetën time tek Juventus të veçantë. Një jetë që është bërë një lëkurë e dytë. “Një lëkurë që kam mbajtur, kam dashur dhe respektuar. Teksa nesër do të mbyllet një udhëtim. Një libër që shkruam bashkë mbyllet. Ka shumë emocione. “Një aventurë e re fillon. “Juventus është një familje. Familja ime. Gjithmonë do ta quaj shtëpi. Shumë emocione të përjetuara, shumë sfida, të fituara, por edhe të humbura. “Mbërrita me biçikletë këtu. Isha akoma i ri. “Kurrë nuk do të qëndroj larg këtij vendi. Përshëndes të gjithë shokët e ekipit të cilët gjithmonë do t’i quaj VËLLEZËR. “Fino alla fine! Gjithmonë i juaji. “Guanluigi Buffon.”
 

Të këshilluara

FOTO/ Buffon lë Juventusin në lot

Gianluigi Buffon i ka thënë lamtumirë Juventusit në ndeshjen përfundimtare të edicionit 2017/2018. Pas 17 vitesh karrierë me bardhezinjtë e Torinos, kapiteni i ...

17:30

“Nuk qajnë burrat kështu”

Mesfushori i Marseille, Dimitry Payet u detyrua të dilte nga fusha e lojës në finalen e Europa League përballë Atletico Madrid, për shkak të një dëmtimi. France...

20:42

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI