Flash

Gazetari investigativ fundos alibinë e Ramës dhe Xhafajt (VIDEO)

Lapsi.al 19 May 2018
Gazetari investigativ fundos alibinë e Ramës dhe Xhafajt (VIDEO)

Tashmë është bërë e ditur se personi që bëri intervistën e Albert Veliun, e njohur ndryshe si “dëshmitari x”, është bërë nga gazetari Jetmir Olldashi.

Përmes një reagimi publik dhe një bisede me kolegët gazetarë, Olldashi tregon detajet e gjithë investigimit.

Ai zbulon sesi u informua për drogën në Vlorë, për Agron Xhafën dhe dëshmitarin x.

Sipas tij ka një tjetër pjesë të intervistës që do të publikohet po nga opozita këto ditë.

“Për gjithë investigimin e kryer si gazetar kam përgatitur një material. Një pjesë është transmetuar nga media pas publikimit që bëri Partia Demokratike ditën e hënë. Një pjesë tjetër do të transmetohet këto ditë. E di që pas kësaj deklarate unë do të jem në epiqendër të presioneve dhe sulmeve të padrejta, për shkak se kjo çështje tashmë është në qendër të debatit publik dhe politik. Unë i kam bërë ballë këtyre presioneve dhe sulmeve që kanë nisur prej ditësh. Unë kërkoj mbështetjen e kolegëve dhe qytetarëve të këtij vendi, që besojnë se gazetaria investigative është shërbim i madh për interesin publik. Ju ftoj ju kolegë gazetare t’i qëndroni presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave.” – tha gazetari ndër të tjera.

Mbetet për t'u parë se cfarë lêvizjesh do tê bëjë kryeministri Rama pas këtyre fakteve të reja. A do ta shkarkojë Ministrin e Brendshëm apo Fatmir Xhafa do të dorëhiqet? Qëndrimi i deritanishêm i Xhafës dhe Ramës ka qenë se dëshmitë e publikuara nga opozita kanë qenë fabrikim dhe shantazh kundër ministrit të Brendshëm. Rama madje doli blof duke nxituar të thotë edhe se kishte kërkuar ekspertizën e një agjencie të huaj, e cila doli nê përfundimin se materiali audio ishte jo autentik.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI