Flash

SHBA/ Të shtëna me armë në gjimnaz, 8 të vdekur (FOTO-VIDEO)

Lapsi.al 18 May 2018
SHBA/ Të shtëna me armë në gjimnaz, 8 të vdekur

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën në një gjimnaz në Teksas, pasi një person u fut në një klasë ku studiohej art dhe qëlloi me armë zjarri drejt nxënësve.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në shkollën e mesme “Santa Fe”.

Sipas raportimeve të policisë lokale, autori i dyshuar i sulmit është arrestuar, edhe pse nuk është bërë e ditur nëse ai ishte student. Mister janë edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Policia raporton se prindërit në panik kanë vrapuar brenda në shkollë për të gjetur fëmijët e tyre. Tre helikopterë janë drejtuar drejt shkollës.

Dyshohet se autori ka qëlluar me një armë të tipit Shotgun drejt nxënësve. CNN raporton se persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Edhe vetë shkolla ka dhënë një njoftim për këtë ngjarje.

"Detaje do të bëhen të ditura. Forcat e sigurisë do të vazhdojë të sigurojnë ndërtesën dhe të iniciojnë të gjitha protokollet e menaxhimit të emergjencave për lirimin dhe lëvizjen e studentëve në një hapësirë në një tjetër.”

Një nxënës tregon çfarë ndodhi brenda ambienteve të shkollës.

"Ne menduam se ishte një stërvitje zjarri, por mësuesi tha: ‘ikni me vrap’", është shprehur një nxënës për mediat amerikane.

Për ngjarjen reagoi edhe Presidenti Trump.

“Të shtëna me armë në një shkollë në Teksas. Deri tani raportimet nuk duken të mira. Zoti ju ruajtë të gjithëve” – shkroi Trump në Twitter.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI