Flash

Revoltë në një burg në Venezuelë, të paktën 11 të vdekur dhe 28 të plagosur

Lapsi.al 18 May 2018
Revoltë në një burg në Venezuelë, të paktën

Të paktën 11 persona humbën jetën, ndërsa 28 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një revolte në një burg në veri të Venezuelës.

“U regjistrua një revoltë me të paktën 11 të vdekur dhe 28 të plagosur”, u shpreh për median Carlos Nieto, drejtor i OJQ-së në mbrojtje të të burgosurve "Një dritare për lirinë".

Ky incident vjen dy ditë para zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet në krizë, ku presidenti, Nicolas Maduro synon të rizgjidhet.

Ndërkohë, figura të opozitës venezueliane po organizojnë që prej mbrëmjes së të mërkurës në Karakas një revoltë paqësore për të kërkuar lirimin e të burgosurve.

“Ne kërkojmë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Asnjë venezuelian nuk duhet të ndalohet për shkak të qëndrimit personal dhe aq më pak nëse përfiton një urdhër lirimi nga gjykata”, këto ishin kërkesat e të burgosurve në një letër të hapur të publikuar në internet.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI