Flash

Parma/ Nga falimentimi, Rezart Taçi dhe rikthimi në Serie A

Lapsi.al 18 May 2018
Parma/ Nga falimentimi, Rezart Taçi dhe rikthimi në Serie A

Ishte një finale me zemër në dorë ajo e javës së fundit në Serie B në Itali. Frosinone që mbante vendin e dytë barazoi në shtëpi përballë Foggia duke pësuar një gol në minutën e 89-të.

Kjo i ka shkuar për shtat Parmës që me fitoren 2-0 në fushën e Spezia ngjitet në vendin e dytë i cili të çon direkt në Serie A.

Festë e çmendur për emilianët që një periudhë të shkurtër kohë janë drejtuar edhe nga biznesmeni shqiptar Rezart Taçi i cili tentoi të blinte skuadrën, por e la atë për shkak të borxheve të shumta.

Parma shpalli zyrtarisht falimentin në vitin 2015 duke zbritur në Serie D, por në 4 vite u ngjit sërish në kategorinë e më të mirëve.

Në Serie A rikthehet dhe Empoli i vendit të parë ndërsa do të luajnë play off për një vend Palermo, Venezia, Bari, Cittadella dhe Perugia.

Historia e çuditshme e Parmës

Parma ka historinë e saj të artë në vitet 1992 – 2002 kur arriti që në një sezon (‘96-‘97) të renditej në vendin e dytë të Serie A, të fitonte 3 Kupa të Italisë, një Superkupë të Italisë, 2 Kupa UEFA, 1 Superkupë të Europës dhe një Kupë të Klubeve Europiane.

Në vitin 2003, Parma u trondit nga një skandal i kompanisë “Parmalat” që e financonte klubin e cila falimentoi. Klubi i Parmës u vendos në një administrim të kontrolluar deri në janar të 2007-ës.

Në 19 dhjetor 2014, klubin e mori në dorë biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, por sipas tij në atë moment borxhet kishin arritur në 200 milionë euro. Në atë kohë, Parma u bë klubi i tretë në Itali që merrej në dorë nga të huajt. President u emërua Emir Kodra. Drejtimi nga shqiptarët zgjati deri në shkurt 2015 kur Rezart Taçi ia shiti sërish aksionet e blera Giampietro Manentit për vetëm 1 Euro, aq sa ia kishte blerë pasi nuk mundi dot të sigurojë pagat e klubit që nuk ishte paguar që nga vera.

Parma ndodhej në fund të Serie A dhe presidenti Manenti u arrestua për pastrim parash dhe një sërë akuzash të tjera. Klubi u deklarua zyrtarisht i falimentuar më 22 qershor 2015 pasi askush nuk pranoi të paguante borxhet.

Po atë vit një grup biznesmenësh italianë e rithemeluan klubin me një kapital prej 250 mijë eurosh. Ata u dhanë mundësi edhe tifozëve të bëheshin aksionerë në klub duke pasur mundësi të blinin aksione për 500 euro duke shpërndarë 25% të tyre.

Në qershor 2017 klubi u ble në masën 60% nga një biznesmen kinez ndërsa 7 biznesmenët italianë mbajtën 30% të aksioneve. 10% i kanë ende tifozët. Hernán Crespo është zv.President i klubit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

“Nuk qajnë burrat kështu”

Mesfushori i Marseille, Dimitry Payet u detyrua të dilte nga fusha e lojës në finalen e Europa League përballë Atletico Madrid, për shkak të një dëmtimi. France...

20:42

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI