Flash

Kush është autori i sulmit në Teksas, 17-vjeçari që vrau 9 nxënës dhe një mësuese

Lapsi.al 18 May 2018
Kush është autori i sulmit në Teksas, 17-vjeçari që

Një incident me armë zjarri në një shkollë të mesme në Teksas, ka lënë pas të vrarë; 9 studentë dhe një mësues, si dhe 10 të plagosur. Në mesin e plagosurve është edhe një oficer policie, për të cilin thuhet se është në gjendje të rëndë.

Në fillim të ditës, 17-vjeçari Dimitrios Pagourtzis, bir i një emigranti grek, hyri me armë në shkollën e mesme Santa Fe, jo larg Hjustonit, dhe filloi të qëllonte. Policia tha se e ka arrestuar Dimitrios Pagourtzis-in, nxënës i shkollës së mesme të Santa Fesë, dhe më pas një person të dytë, të dyshuar për lidhje me të.

Shokët e shkollës të 17-vjeçarit, ndaj të cilit janë ngritur akuza për vrasje, e përshkruan atë si një njeri të qetë, që nuk fliste shumë. Gjatë marrjes në pyetje në polici, Dimitrios Pagourtzis tha se kishte patur në ndër mend të vriste edhe veten pas sulmit në shkollë, por nuk kishte guxuar ta bënte këtë veprim.

Ky është incidenti i tretë me armë zjarri në mjedise shkollore, i regjistruar këtë muaj në Shtetet e Bashkuara si dhe incidenti i 22-të i kësaj natyre që nga fillimi i vitit.

Zyrtarët e rendit thanë se përveç dy armëve që mendohen të ishin të të atit të autorit të sulmit, në vendin e ngjarjes u gjetën edhe mjete të tjera shpërthyese, si bomba artizanale dhe tenxhere me presion. Nuk dihet në se i ati i autorit të sulmit ishte në dijeni që i biri ja kishte marrë armët e regjistruara sipas rregullave të shtetit.

Presidenti Donald Trump e cilësoi ngjarjen “një sulm absolutisht të tmerrshëm”, një nga shumë që kanë “që kanë prekur vendin për një kohë të gjatë”. Në një mesazh drejtuar të prekurve nga incidenti dhe familjeve të tyre ai tha se “ne jemi me ju në këto orë tragjike dhe do të jemi me ju përgjithmonë”. Ai u zotua për të hequr siç tha armët “nga duart e atyre që paraqesin kërcënim për veten dhe për të tjerët”. 

Konteja e Santa Fe-së ndodhet në juglindje të Teksasit, mes qyteteve të Hjustonit dhe Galvestonit.

Në shkurt shkolla e Mesme e Santa Fe-së u përfshi nga një tjetër incident, gjatë të cilit nuk u lëndua askush. Në këtë rast policia nuk gjeti asnjë dëshmi nëse kishte patur të shtëna.

Ngjarja e fundit vjen rreth tre muaj pas vrasjes së 17 nxënësve dhe mësuesve në shkollën e mesme “Marjory Stoneman Douglas” në Parkland të Floridës me armë gjysmë-automatike.

Masakra e Parklandit rifilloi një debat kombëtar mbi kontrollin e armëve dhe nxiti protesta në të gjithë vendin për ligje më të rrepta për kontrollin e armëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI