Flash

Ironia e Putin me ish-spiunin rus: Falë Zotit shpëtoi!

Lapsi.al 18 May 2018
Ironia e Putin me ish-spiunin rus: Falë Zotit shpëtoi!

BBC njoftoi se sot ka dalë nga spitali Sergei Skripal, ish-spiuni rus që u helmua më 4 mars në Britani, helmim që rreshtoi Perëndimin kundër Rusisë dhe prodhoi një furtunë dëbimesh të diplomatëve nga të dyja krahët.

Pavarësisht akuzave të Britanisë së Madhe dhe aleatëve, Rusia mohoi vazhdimisht përfshirjen e saj në helmimin me gaz nervor ushtarak të Skripal.

Presidenti rus Vladimir Putin ironizoi sot daljen e Skripal nga spitali duke thënë se nëse do të sulmohej me helm të ushtrisë ruse, ai do të kishte vdekur në vend.

“Falë Zotit shpëtoi, nëse do e helmonim ne me helm ushtarak, ta dini se do kishte vdekur në vend. Por shyqyr që ia doli mbanë dhe la spitalin,” - tha Putin sot gjatë takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sergei Skripal tani mbrohet 24 orë me roje në një shtëpi të sigurtë në Angli.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI