Flash

Dëshmitari X, fundi i propagandës rilindase

Lapsi.al 18 May 2018
Dëshmitari X, fundi i propagandës rilindase

Audiopërgjimi, ku dyshohet se ka rënë pre fizike vëllai i ministrit të Brendshëm dhe pre politike vetë Fatmir Xhafa, dëshmoi edhe njëherë se sa e cekët, qesharake madje dhe me efekte dëmtuese për vetë Ramën është makineria e propagandës së ngritur prej tij.

Menjëherë sapo PD-ja nxori materialin audio të dëshmitarit X, taborët politikë dhe mediatikë u vërsulën si të çartur për të thënë se ai nuk ishte i vërtetë. PS zyrtarisht mohoi një përgjim “me zë, po pa figurë”, ministri i Brendshëm e quajti një sajesë të plotë, mashtrim nga fillimi deri në fund”, ndërsa qershia mbi tortë, kryeministri brenda ditës, shpalli se ai rezultonte i trukuar, pasi ai vetë kishte urdhëruar ekpertizën në një laborator prestigjoz ndërkombëtar që ia kishte konfirmuar këtë.

Aq i obsesionuar dukej Rama në imponimin e këtij versioni, sa ai pranoi t’i përkushtohej atij në mbledhjen e grupit parlamentar, duke eklipsuar totalisht takimin me presidentin Makron, jehonën e letrës plot pathos që i kishte dërguar atij dhe anullimin e “udhëtimit sëbashku” për të shkuar drejt Sofies. Rama tregoi se kishte nevojë urgjente të impononte versionin e tij propagandistik.

Kjo strategji rezultoi një bllof fëminor.

Kryeministri nuk mundi të bindte askënd se ai personalisht (në fjalim përdori fajlën “Unë” dhe asnjë institucion tjetër të policisë apo prokurorisë) kishte marrë një përgjigje shkencore, pa pasur në dorë përgjimin origjinal, krahasimin me zërin e të dyshuarit Agron Xhafaj, etj. Ai nuk tregoi as emër laboratori shkencor dhe as se si ishte dhënë përgjigja aq shpejt.

Këtyre dyshimeve të para se Rama po tentonte të impononte një version të gënjeshtërt, i’u shtuan edhe faktet.

Dëshmitari X u shfaq tashmë edhe me figurë për të treguar se ai përgjim qe real. Më pas u mor vesh se këtë e dinin edhe prokuroria edhe policia, të cilët rendën “të kapnin” Albert Veliun, përpara se emri dhe imazhi i tij të bëhej publik nga Parta Demokratike.

Pyetjet që ngrihen pas kësaj janë disa: nëse biseda nuk do të qe reale, nga e dinin organet shtetërore se kush ishte bashkëbiseduesi i dytë? Nëse ata do të qenë të bindur se audio përgjimi qe i manipuluar, pse do të nxitonin menjëherë të neutralizonin dëshmitarin X? Po të ishin të qetë, pse duhej të vepronin me kaq panik?

I gjithë ky përshkallëzim ngjarjesh të krijon bindjen se përpjekja për të shpallur audiopërgjimin një “spekullim nga fillimi në fund” ishte një manipulim nga fillimi në fund.

Rrjedhja logjike e situatave dëshmon se ajo bisedë sipas të gjitha gjasave është zhvilluar. Se Agron Xhafaj dhe dëshmitari X kanë folur sëbashku. Se ata madje edhe janë përgjuar. Deri në këtë pikë ka fare pak dyshime.

Dyshimet fillojnë e lindin në një tjetër pikë.

Ato shtohen në momentin kur ky audiopërgjim po tenton të përdoret nga Partia Demokratike si një vërtetim i tezës së saj, se Agron Xhafaj është favorizuar të vazhdojë trafiqet nën ombrellën e vëllait të tij ministër.

Por, deri më tani, ne nuk kemi asnjë provë konkrete dhe asnjë fakt të prekshëm për këtë. As përgjimi i bisedës së tij me dëshmitarin X, dhe as rrëfimi i mëpastajmë i Albert Veliut, nuk përbëjnë një bazë të fortë për të ngritur këtë pretendim.

Po t’i shtosh kësaj edhe të gjitha gropat e dyshimta që rezultojnë nga rrëfimi i Veliut dhe që Lapsi.al i ka evidentuar (lexo shkrimin poshtë) fabula e ngritur nga PD-ja bëhet edhe më e dyshimtë.

Lexo më tej:

Pikat kyçe / Ku çalon rrëfimi i dëshmitarit X ?

Mirë po, as Rama, as të tijët nuk patën nerva dhe nuk duruan të hynin në debatin racional se cila është përgjegjësia konkrete e ministrit. Ata refuzuan përplasjen me argumenta nëse ky përgjim e cënonte apo jo Fatmir Xhafën.

Ata zgjodhën rrugën më të shkurtër, më sipërfaqësore dhe më idiote, atë të mohimit të gjithçkaje. Ata vazhduan t’i besojnë parimit se skandali duhet ngordhur që në vezë. Ata ndoqën rrugën qorre të besimit se një gënjeshtër e thjeshtë është shumë më efikase se një e vërtetë e sofistikuar. Dhe prandaj zgjodhën aty për aty strategjinë e “përgjimit të manipuluar”.

Ata përsëritën të njëjtën gafë propagandistike, si me avionët e drogës që i bënë mushkonja, si me Dritan Zaganin që e quajtën si të pabesueshëm kur denoncoi marrëdhënien Tahiri- Habilaj, si me hashashin që thonin se e kishin zhdukur në 2015, ndërkohë që ai ishte në lulëzimin më të madh.

Ata zgjodhën të mbysin debatin për një të vërtetë të diskutueshme me anë të propagandës. Dhe ky qe gabimi i tyre më i madh. Ky qe dështimi i makinerisë së tyre të manipulimit. Sepse që sot e tutje gjithkujt mund t’i lindë e drejta të dyshojë: deri sa na gënjyen për vërtetësinë e përgjimit, paskan pasur diçka për të fshehur; deri sa e bënë për një element, mund ta bëjnë edhe për gjithë historinë. Pikërisht për këtë historia e dëshmitarit X është një tjetër provë flagrante se sa foshnjore dhe naïve është strategjia e komunikimit të Edi Ramës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Mallkimi i Rilindjes mbi Fatmir Xhafën

Fatmir Xhafaj ishte i vetmi socialist i tabanit në qeveritë e Rilindjes. Mes oltave, ogertave, etildave, senidave, damianëve, saimirëve e ditmirëve, Xhafa qe i ...

17:45

Kështu i humbëm 20 vjet

Ndoshta pa u mbushur njëzetvjetori do të ishte mirë të thuhej, kolektivisht, mjaft më me këtë vjedhje industriale të resursit më të madh e të pakthyeshëm, kohë ...

12:12

Saimir Tahiri, një dorëheqje nën rrethim

Gjashtë muaj pasi Partia Socialiste përdori shumicën e vet parlamentare për të bllokuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij si i dyshuar për trafik drog...

16:36

Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Tahiri

Saimir Tahiri, i cili u shfaq në publik për të thënë se nuk do e përdorte më mbrojtjen me imunitet që i ka ofruar prej gjashtë muajsh kryeministri dhe partia so...

15:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI