Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

VIDEO/ Muç Nano përplaset me Berishën për vilat në Gjirin e Lalzit

Lapsi.al 17 May 2018
VIDEO/ Muç Nano përplaset me Berishën për vilat në

Nisi si një përpalsje mes ish-ministrit të drejtësisë Gazmend Bardhi dhe gazetarit Mustafa Nano. Shkak u bë një deklaratë e zyrtarit të PD-së se në Gjirin e Lalzit ka një vilë edhe drejtuesi i emisionit “Provokacija” në Abc News.

Bardhi: Vilë në Surrel ka Edi Rama nuk ka ndonjë nga opozita. Po flasim për përgjegjësinë ligjore të ministrit.

Nano: Pse për kunatin të mos flasim.

Bardhi: Jo të flasim për vilën tënde në Lalëz.

Nano: Për vilën time, vilën time, vilën e sat ëme…

Zyrtari i Partisë Demokratike tha se nuk ka asgjë të keqe që përmendet ajo vilë nëse është blerë me para të justifikuara. Analisti Mustafa Nano i është përgjigjur se vila është e justifikuar, por nuk i ka kursyer fyerjet ndaj ish-ministrit të drejtësisë duke e quajtur atë “idiot”, “kërriç” dhe zuzar”.

Nano tha se në Lalz ka parë të kenë vila edhe ish-kryeministri Sali Berisha, prokurorë dhe gjykatës.

Lexo edhe: VIDEO/ Plas sherri në “Opinion”: Vila e sat’ ëme! Idiot! Kërriç! Zuzar!

Pas këtij debati ka ndërhyrë me një koment në Facebook Berisha.

“Duke ndjekur Opinion! Përgënjeshtrim!

Miq, sonte, me gjuhen e nje banditi te pështirë, nje ish ish ish i imi fyeu me gjuhen e rrugaçit ordiner, halabakut te rrugve ndaj zotit Gazment Bardhi sapo ai permendi apartamentin e tij ne Lalz me para te dyshimta. Ndërkohë ky ish ishi ish i imi, qe i lejoi vetes gjuhen e horrrit trilloi dhe shpifi pafytyresisht per gjoja vile timen ne Lalz.

Lidhur me këtë shpifje, qe skllavi i Xhafes dhe Balles përsërit pafytyrësish nje trillim te tyre, deklaroj me përgjegjësi absolute se une dhe bashkëshortja ime kemi nje apartament ne Tirane pre 128 m2 dhe asnjë banese tjeter mbi toke! Vila ne Lalz eshte e dy familjeve te tjera, pra kunatit dhe dhëndrit tim!” – shkruan Berisha.

Ky mesazh i Berishës u lexua i plotë në “Opinion” duke bërë që Nano të reagojë sërish ashpër me fjalët “zog gomari”, etj. Gjuha e përdorur nga Mustafa Nano ka shkaktuar replika në studio pasi Fevziu dhe Shkullaku thanë se ajo ishte “e papranueshme”. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=6NC4hi3sgaM

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI